Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Erdhën për t’më vrarë”/ Rrëfimi i Lulë Zefit, gruas që denoncoi Pëllumb Gjokën

Editor by Editor
October 28, 2023
in KRYESORE, POLITIKE
0
“Erdhën për t’më vrarë”/ Rrëfimi i Lulë Zefit, gruas që denoncoi Pëllumb Gjokën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në episodin e parë të podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, u fol për pronat dhe konfliktet që ka prodhuar e drejta e shumë shtetasve shqiptarë për të marrë prone e trashëguar.

Ka shumë pyetje, shumë procese civile dhe penale, qytetarë që presin e të tjerë që kanë përfunduar në Strasburg. Konfliktet janë aty, disa të zgjidhura. Disa të pazgjidhura.

“12 mijë qytetarë janë në gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin”, janë këto vetëm një pjesë e statistikave që solli gazetarja në podcast-in e saj.

637 shtetas shqiptarë u vendosën në qendër të atentateve për shkak të konflikteve për pronat. Prej tyre 185 janë vrarë dhe 208 u plagosën rëndë. Për 244 të tjerë plani për t’i vrarë mbeti një tentativë. Shifrat shqetësuese për krimet që vijnë nga ‘lufta’ për tokën llogariten nga viti 1998 e në vazhdim. Mosëmarrëveshjet e pronave futën në armiqësi njerëzit më të afërt të familjes, lidhje krushqie dhe kushërinj apo trashëgimtarë, me procese që kanë kaluar dy dekada, ligje që janë ndryshuar vazhdimisht.

12 mijë shtetas shqiptarë janë nën procese civile në të gjitha gjykatat, dhe me fashikuj e harta topografie këmbëngulin se kanë të drejtë. 2 mijë prej tyre janë pjesë e stokut në gjykatën e lartë. Nuk ka një statistikë nga prokuroritë se sa është numri i të dënuarve për falsifikim dhe tjetërsim.

Megjithatë falsifikimi i dokumenteve, që ktheu tokën bregdetare rërë, në tokë buqësore, tokën e trashëguar në truall që ishte shitur tek të panjohur, mbetet krimi i përditshëm.

Lulë Zefi gruaja e guximshme që denoncoi Pëllumb Gjokën

Lulë Zefi, është një 67-vjeçarja e cila prej vitesh ka nisur betejën për tokat. Nuk e humbi durimin në prokuroritë që i mbyllnin dyert.

Ajo këmbënguli ngado, edhe pse kishte përballë një grup kriminal të rrezikshëm që u përpoq ta vriste. Edhe kur francezët sollën transkriptet e grupeve kriminale që flisnin në SKY me prokurorë e shefa policie, dhe kundërshtarin e saj Pëllumb Gjoka, kallëzimi i gruas gjendej në SPAK.

“Unë jam Lulë Zefi, lindur në Grizhë të Shkodrës dhe e martuar këtu në Gurëz, Kurbin. Jam grua e ve, me gjashtë fëmijë. Kam hetuar që nëna ime ka prona e s’na kish tregu kush se baba na ka vdek. Nëna quhet Drande Hotaj. Në 25 qershor 2017, unë kam shkuar tek nana ime ta pyes për tokat. Nëna jetonte bashkë me vëllain. Shkova ta pyes por nëna ime rrinte e frikësuar, nuk fliste. Kurse vëllai më tha nuk di gjë për tokat, të betohem në kishë. “Janë bërë gjyqe për tokat”, i thashë. Ato toka nuk ka për ti gëzuar kush, as Pëllumb Gjoka, askush. Ato toka do i gëzojmë ne fëmijët. Nëna nuk ka asnjë lloj letre se kush ja ka trashëguar. Por janë 390 dynymë. Toka që thuhet në letra janë të Dranes. Vazhdova e vetme.

Të tretën ditë që u ktheva në shtëpinë time, kanë dërguar vrasësin me pagesë për t’më vrarë. Personi erdhi ma vuri pistoletën në kokë. Është kthyer përsëri me armë, ma vinte pistoletën në ballë e hiqte, e vinte e hiqte. Me lotë në sy i thashë: “Kush je, ti çfarë borxhi të kam ty?”.  Nuk i shkrepte arma, i ra nga dora. Kam rënë në gjendje të fikëti dhe kur jam përmendur kam njoftuar fëmijët. Është kapur personi nga policia, në bazë të targës së makinës. Nuk e kam njohur fare personin. Vetëm kur ka thënë “jam filani”. I kam mbajtur mend mimikën. Ju kam thënë që këtë person e ka dërguar Pëllumb Gjoka, sepse para tre ditësh kam qenë tek nëna ime dhe kërkova të di për tokën dhe se këto toka na i ka marrë Pëllumb Gjoka. Ata vetëm shkruanin, por të gjitha kanë dalë të gjitha në shesh se me kë ka lidhje. Të gjitha ç’ka kam thënë deri më sot kanë dalë ekzakte.”-tregon ajo./tch

Previous Post

Lula, gruaja që “prangosi” Pëllumb Gjokën: Ju rrëfej mafian që bën ligjin, Ervis Martinaj…!

Next Post

10 prokurorë të SPAK-ut me në krye Dumanin nisen për Washington

Next Post
10 prokurorë të SPAK-ut me në krye Dumanin nisen për Washington

10 prokurorë të SPAK-ut me në krye Dumanin nisen për Washington

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit

July 1, 2025
Elona Agolli merr 102 milionë lekë për rinumërimin e votave, ia jep Celibashi me tender sekret

Elona Agolli merr 102 milionë lekë për rinumërimin e votave, ia jep Celibashi me tender sekret

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al