Në rrethet e oligarkëve njihet si çelësi i Salillarit dhe Rrok Gjokës për vjedhje me tendera. Pas çdo tenderi të madh që përlan një oligark, shfaqet edhe ajo si mbikëqyrëse dhe certifikuese e punimeve fiktive. Ndryshe, vjedhja e parave publike me punime fiktive, nuk do të mund të realizohej.

Ajo është Entela Çano, administratore dhe pronare e kompanisë suprvizuese A & E ENGINEERING sh.p.k. Përmes kësaj kompania Çano ka marrë 120 tendera, për mbikqyrje punimesh. Faktet tregojnë se Entela Çano është sekreti i oligarkëve Pëllumb Salillari dhe Rrok Gjoka në vjedhjet me tendera.


(Madje Salillari dhe Fjoka i kanë krijuar lidhje Entela Çanos edhe me ‘ujqërit’ e tjerë të tenderave të rrugëve. Çano, jo rastësisht, është paracaktuar për të certifikuar punimet e rrugës Korçë-Ersekë, me kosto 65 milionë euro. Rruga është shembur pjesërisht dhe paratë janë vjedhur. Skandali po hetohet nga SPAK).
Rrethanat e faktit

Në 20 maj 2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese kompanisë suprvizuese A & E ENGINEERING sh.p.k, të Entela Çano, për supervizion punimesh ‘Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1’. Ka pasur ankesa për këtë tender.

Në 8 qershor 2019, Ergys Verdho shpall fitues kompaninë Salillari të ish faturinos Pëllumb Salillari dhe Bajrami N të Nazif Bajramit, të tenderit ‘Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1’.
Fondi limit ishte 22 milionë euro, ndërsa oferta fituese 21 milionë euro. Tenderi është anuluar një herë. Janë skualifikuar të gjithë operatorët në këtë garë përveç fituesit. Janë nxjerrë jashtë loje oferta më të ulëta, me pretendimin se firmat pjesëmarrëse po zbatoni kontrata në proces.
Çfarë ndodh më tej? Dyshja Salillari-Çano nisin të vjedhin paratë publike, duke hartuar situacione false për punë të pakryera.
Salillari bën situacionet për punë që nuk ekszistojnë, Entela Çano i certifikon si supervizore, ndërsa ARSH u kalon paratë në llogari.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport auditimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka konstatuar se Entela Çano dhe Salillari, vetëm në një rast, me situacione false, kanë vjedhur 84 milionë lekë, me segmentin mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1.
Vjedhja me Rrok Gjokën
Rrok Gjoka ka fituar me pazar në tavolinë tenderin me vlerë rreth 18 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Skërficës ose loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë.
Për të mbikqyrur punimet, ARRSH dhe Gjoka kanë diktuar Entela Çanon, e cila me kompaninë e saj certifikon punime të pakryera, deformime dhe punime jo cilësore, pra Çano certifikon mashtrimin me zbatimin e kontratës dhe praktikisht vjedhjen e fondeve publike.
Episodi 3
Në 20 qershor 2022, Vis Berberi i jep oligarkut Pëllumb Salillari tenderin 14 milionë euro për ‘mirëmbajtje me performance e akseve kryesore të Rajonit Jugor’, loti 4. Oferta fituese është sa fondi limit. Nga ky tender besohet se janë vjedhur dhe ndarë rreth 10 milionë euro, pasi mirëmbajtje, konsulenca etj., janë shërbime pa shumë kosto, ku vetëm bëhen letrat dhe ndahen paratë.
Tenderi është paracaktuar. Gara është si një film që përsëritet.
Në 30 qershor 2022, Vis Berberi i shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të Salillarit. A është rastësi zgjedhja e Entela Çanos për të mbikqyrur punimet e Salillarit? Përgjigjen e japin faktet.
Episodi 4
Në 30 qershor 2022, Vis Berberi i jep oligarkut Pëllumb Salillari tenderin 14 milionë euro për ‘mirëmbajtje me performance e akseve kryesore të Rajonit Jugor’, kontrata D. Oferta fituese është sa fondi limit. Edhe nga ky tender besohet se janë vjedhur dhe ndarë rreth 10 milionë euro.
Po atë ditë, në 30 qershor 2022, Vis Berberi i shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të Salillarit. Entela Çano nuk shfaqet rastësisht në këtë pazar. Zonja është e besuara e Salillarit.
Episodi 5
Në 7 dhjetor 2023, Vis Berberi i jep me pazar në tavolinë kompanisë A.N.K të Agim Kolës tenderin me vlerë 20 milionë euro për zgjerimiin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë (Faza IV). (Pronari real i A.N.K është ish deputeti i PS Ndue Kola).
Në të njëjtën ditë, Berberi dikton kompaninë A & E Engineering të Entela Çanos për të mbikqyrur punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë.
Entela Çano është paracaktuar për të mbikqyrur punimet nga Berberi dhe A.N.K që në momentin kur A.N.K është paravendosur që do të fitonte tenderin, në këmbim të tarifës së dyshuar të korrupsionit, e cila shkon deri në 20 % të vlerës së tenderit.
Kur Agim Kola ka arritur pazarin për të marrë tenderin, pjesë e këtij pazarit është edhe Entela Çano, e cila duhet të shpallej fituese e tenderit për të mbikqyrur punimet. Dhe ashtu ka ndodhur. Pra, Entela Çano është pjesë e paketës.
Afera me rrugën Korçë-Ersekë
Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë. U skualifikuan të gjithë ofertuesit e tjerë për mungesë dokumentacioni, përveç fituesit. Ofera fituese, 23.5 milionë euro, është gati sa fondi limit, një tjetër indicie kjo për një pazar të mundshëm.

Në qershor 2021, Ergys Verdho ikën nga ARRSH dhe emërohet në krye të KESH. Në vend të tij emërohet Evis Berberi.
Më 4 prill 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, shpall sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë. Skualifikohen të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Ofeta fituese është rreth 21 milionë euro, gati sa fondi limit. Tenderi është shënjuar me flamur të kuq korrupsioni.

Në 15 tetor 2020, Ergys Verdho shpall kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë pjesa e parë.

Po kjo kompani është shpallur fituese nga Evis Berberi në 2022 për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë, pjesa e parë.
Këto të dhëna zyrtare tregojnë për një skemë të organizuar, për të kanalizuar paratë e kësaj rruge në duart e dy kompanive, A.N.K si zbatuese e kontratës dhe A & E engeniering si garantuese që kontrata do zbatohej. Rruga u shemb pas afatit të mbarimit. Punimet u certifikuan nga Entela Çano.

Kujtojmë se Kompania A.N.K është e ish deputetit të PS, Ndue Kola, i cilli formalisht e ka kaluar në emër të të vëllait Agim Kola, një marifet për të shmangur komfliktin e interesit.
Kush është Entela Çano

Entela Çano është administratore dhe pronare e vetme e kompanisë A & E engeniering, e cila ka fituar dy tenderat nga ARRSH për të mbikqyrur punimet e kompanisë së Agim Kolës për dy pjesët e lotit 2 të rrugës Korçë-Ersekë.

Biondja 55 vjeçare rezulton se është edhe përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Kompania A&E Engineering, që është në pronësi të plotë të Entela Çanos, është përfshirë në projektin e Bypass -it tê Gjirokastrës, një projekt që përplasi qeverinë me UNESCO.
Pra, Entela Çano, në konflik inteteresi, edhe ishte përfaqësuese e FSHZH, edhe zbatonte projektet e financuara nga FSHZH.
Vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit mohoi që Entela Çano të ketë qenë ndonjëherë pjesë e tij. Por ndryshe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, vetë Çano pranon që vazhdon të jetë pjesë e FSHZH.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Çano ka marrë 21 tendera supervizimi, koaludim punimesh, projektimi dhe madje edhe rindërtimi, me vlerë disa milionë euro, në konflikt interesi, pasi vetë zonja Çano deklaron dhe prezantohet si përfaqësuese e FSHZH.
Vitet e fundit, kompania e Entela Çanos ka marrë 120 tendeda me vlerë miliona euro kryesisht për supervizim punimesh. SPAK e ka të vështirë të gjejë një vepër të certifikuar nga Eltela Çano që të mos jetë vjedhur me volumin e punimeve.
Duhet theksuar se një kompani kontraktuese për një shërbim publik nuk mund të mashtrojë me volumin e punimeve dhe me cilësinë e punimeve pa bashkëpunuar me kompaninë e kontraktuar për supervizimin e punimeve. Pra, mashtrimi me zbatimin e kontratës, me qëllim gjithnjë për të vjedhur paratë publike, bëhet në bashkëpunim.
Kompanitë e ndërtimit shpesh ‘detyrohen’ të mashtrojnë me punimet, për të kompensuar 15-20 % të vlerës së tenderit që i jepet ryshfet kryesisht titullarit të autoritetit kontraktor, ministrit, sekserit etj./PRAPASKENA