Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Emigrimi në Gjermani – çfarë pritet në vitin 2024 për punëtorët dhe azilkërkuesit

Editor by Editor
January 16, 2024
in BOTË, KRYESORE
0
Emigrimi në Gjermani – çfarë pritet në vitin 2024 për punëtorët dhe azilkërkuesit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar, do të bëhet më e vështirë dhënia e azilit. Cilat rregulla priten?

Nga Deutsche Welle

Më shumë punëtorë të kualifikuar

Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrimin epunëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë Karta e Mundësive (Chancenkarte), e cila bazohet në një sistem ardhje në Gjermani varësisht nga pikët. Kjo pjesë e ligjit futet në fuqi në qershor, dhe parashikon një leje qëndrimi njëvjeçare me mundësi zgjatjeje. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e kartës mund të kërkojnë një punë. Kushtet për marrjen e tij janë: niveli akademik, diplomat, njohja e gjuhës gjermane ose angleze, përvojë pune dhe lidhje personale me Gjermaninë.

Nga tetori është futur në fuqi pjesa e ligjit për Kartën Blu, sipas së cilës punëtorët e huaj të kualifikuar do të duhet të kenë një pagë bruto minimale prej rreth 43,800 euro në vit (deri tani 58,400 euro) për të marrë ate.

Azilkërkuesit që kanë hyrë në vend para datës 29 mars 2023 dhe kanë kualifikime dhe një ofertë pune – do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi si punëtor i kualifikuar, nëse tërheqin kërkesën e tyre për azil. Deri më tani ata fillimisht duhej të largoheshin nga vendi dhe më pas të aplikonin për vizë pune nga jashtë.

Kushdo që vjen në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga një vend jashtë BE-së mund të sjellë bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij. Megjithatë, parakusht është që të sigurohet ekzistenca e familjes. Prindërit nuk mund të aplikojnë për ndihmë sociale.

Karta Blu dhe Rregullorja për Ballkanin Perëndimor

Rregullorja ekzistuese për punëtorët e kualifikuar me arsim të lartë, siç është Karta blu e BE-së është lehtësuar për marrjen. Lista sipas së cilës mund të merret Karta blu është zgjeruar. Ndërsa më parë ishin në këtë listë pak a shumë vetëm profesionet nga matematika, shkenca kompjuterike, profesionet e inxhinierisë dhe mjekësia, tani ajo vlen edhe për farmacistët, edukatorët, kujdestarët dhe shumë profesione të tjera.

Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe kandidatët nga vendet jashtë BE-së hyjnë në një të ashtuquajtur kontrata për njohjen e kualifikimeve, punëtorët e huaj do të mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani nga marsi i vitit 2024, ndërkohë që procesi i njohjes së kualifikimeve vazhdon. Pra mund të vijnë pa njohjen e diplomave, ndërsa këtë duhet ta bëjnë pas ardhjes.

Nëse duan të sjellin bashkëshortët ose fëmijët e mitur, punëtorët e kualifikuar duhet të dëshmojnë se mund t’i mbështesin vetë, por nuk duhet të dëshmojnë më se kanë hapësirë të caktuar për strehim.

Ndërsa Rregullorja për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, për punësimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndryshojë në qershor. Ajo nuk do të ketë më afat të caktuar vlefshmërie. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50.000 punëtorë.

Më shumë dëbime

Në të ardhmen, dëbimet nuk do të njoftohen më paraprakisht dhe kohëzgjatja maksimale e ndalimit për personat që dëbohen do të zgjatet nga dhjetë në 28 ditë. Policisë do t’i jepen kompetenca më të gjera kur të kontrollojë shtëpitë erefugjatëve.

Parashikohen dënime më të rrepta për kontrabandistët, mundësia e kontrollit të telefonit të azilkërkuesit dhe mundësia e dëbimit të të dyshuarve për anëtarësim në një organizatë kriminale edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë krim. Ligji për këto rregulla pritet të votothet në janar ndëra në fuqi mund të hyjë në fund të prillit 2024.

Largimi i migrantëve

Gjeorgjia, Moldavia, Kenia, Kolumbia, Uzbekistani dhe Kirgistani – këto janë gjashtë vendet me të cilat po negociohet marrëveshja për kthimin e emigrantëve.

Kontrata e parë me Gjeorgjinë u nënshkrua në mes të dhjetorit. Përveç kësaj, më shumë vende duhet të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, siç u bë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë në nëntor.

Më pas është më e lehtë të kthehen personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Qeveria gjithashtu dëshiron të riaktivizojë marrëveshjen BE-Turqi për ripranimin e refugjatëve. Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Vendime më të shpejta për azilin

Procedurat e aplikimit për azil në gjykatat administrative në Gjermani zgjasin mesatarisht 26.6 muaj. Në të ardhmen, kjo duhet të përshpejtohet ndjeshëm. Procedurat për shtetasit e vendeve me një normë njohjeje më të vogël se pesë për qind duhet të përfundojnë brenda tre muajsh. Në të gjitha rastet e tjera – maksimumi duhet të jetë gjashtë muaj.

Përfitime më të vogla sociale

Deri më tani, azilkërkuesit kishin të drejtën e një kompensimi të veçantë për refugjatët, dhe pas 18 muajsh të drejtën e ndihmës sociale, që është një shumë më e lartë. Në të ardhmen edhe këto rregulla do të ndryshojnë dhe afatet do të shkurtohen. Përveç kësaj, në vend të pagesës së mëparshme të kompensimit në të holla, do të futen të ashtuquajturat “Socialcard” – kartë pagese me të cilën azilkërkuesit mund të blejnë vetëm ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore. Qëllimi i kësaj mase është të kufizojë mundësinë e dërgimit të parave tek të afërmit në vendlindje.

Previous Post

Mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, një rrugë në Larisa merr emrin e vajzës shqiptare

Next Post

Gjykata e liroi/ “Buzëqeshi dhe po tallej”, zbardhet një tjetër dëshmi e shqiptarit që vrau kunatin: E futa në shtëpi, e ndihmova financiarisht, por…

Next Post
Gjykata e liroi/ “Buzëqeshi dhe po tallej”, zbardhet një tjetër dëshmi e shqiptarit që vrau kunatin: E futa në shtëpi, e ndihmova financiarisht, por…

Gjykata e liroi/ “Buzëqeshi dhe po tallej”, zbardhet një tjetër dëshmi e shqiptarit që vrau kunatin: E futa në shtëpi, e ndihmova financiarisht, por…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

June 8, 2025
I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al