55 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Tiranës për vrasjen biznesmenit Edmond Papa në dhjetor 2022. Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo, bashkëpunëtor në krim, u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.
Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.
Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...
Read moreDetails