Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj rrezikon të trasferohet në paraburgimet e kryeqytetit, bëjnë me dije burime për Maska.al. Gjykata e Apelit të Posacëm vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” , Veliaj, me argumentin se ka rrezik të dëmtojë provat dhe intimidojë dëshmitarët.
Ky rrezik u bë evident nisur nga bisedat e përgjuara nga burgu mes tij, vëllait Arbër Veliaj dhe bashkëshortes Ajola Xoxa.
Mes të tjerash, në përgjimet e bëra publike nga CNA ai kërcënon zyrtarë të lartë, si ministra apo deputetë, ku thotë se “do ti mbys me thonj”.
Nisur nga këto përgjime, gjykata ka vlerësuar rrezikun që paraqet Veliaj e arsyet përse ai duhet të rrijë në qeli.
Por një tjetër problem lind pas daljes në publik të këtyre përgjimeve, shkruan Maska.al.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke analizuar situatën dhe do të vlerësojë nëse do të bëjë trasferimin e tij në njërin nga dy burgjet në Tiranë; atë Mine Peza apo Jordan Misja. Për tu bërë lëvizja e një personi të arrestuar nga njëri paraburgim në tjetrin, duhet me patjetër një autorizim nga Ministri i Drejtësisë. Vendimi i ministrisë do të merret pasi të njihet me verdiktin e mjekut dhe psikologut të burgut.
Ndaj brenda javës së ardhshme, do të ketë një vendimmarrje. Nëse Veliaj do të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit apo do të trasferohet në paraburgimet e Tiranës.
Një ndër arsyet kryesore të kësaj lëvizjeje është që ai të jetë më në kontroll pasi dyshohet se vazhdon me kërcënimet e tij edhe nga paraburgimi. /Maska.al/