Sunday, July 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

EKSKLUZIVE/ Ish-kapiteni Pano i ashpër ndaj ekipit: Duhet të…

admin by admin
February 28, 2024
in Sport
0
EKSKLUZIVE/ Ish-kapiteni Pano i ashpër ndaj ekipit: Duhet të…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani e humbi vrullin e derbit dhe u ndal ndaj Skënderbeut në një ndeshje mjaft të zjarrtë dhe të luftuar.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Ledio Pano, ish-mesfushori i Partizanit dhe një nga figurat më të shquara pranë ambientit të kuq, i bën një skaner ecurisë së Partizanit dhe situatës aktuale të Kategorisë Superiore. Ai është direkt dhe nuk i kursen kritikat.

Si ju duket Superiorja në momentin aktual, mund të na bëni një rezyme të përgjithshme sipas asaj që shihni ju?

Janë shumë skuadra që luajnë për tre vendet. Janë Laçi, Skënderbeu, Dinamo, Tirana, Partizani dhe Vllaznia janë në garë për të plotësuar katërshen përfundimtare. Janë zhvilluar ndeshje të forta dhe të mira, por që cilësia nuk është aty ku duhet të jetë. Ekipet e kanë mendjen te katërshja dhe shoh një tolerim edhe në vendosje të Egnatias. Jo se duan, por me ndryshimet që janë bërë, nuk është Egnatia e fillimit të kampionatit, por me të drejtë, sepse në këtë pikë që jemi dhe me pikavarazhin që është përpara, sigurisht që do të ruajë edhe forcat për t’i pasur të gjithë futbollistët në fazën finale. Shoh një rritje të lojës te Vllaznia, një ndryshim total nga ekipi i mëparshëm. Jo më kot ka bërë këtë rrugëtim të mirë dhe pozitiv me fitore të njëpasnjëshme. Mbas shumë kohësh Vllazninë e shohim në vend të dytë. Sigurisht, nuk më vjen mirë për Partizanin. Pavarësisht se ka mungesa, organikën e ka dhe mënyra sesi po luan Partizani nuk më pëlqen. Tirana pas largimit të Hasanit dhe të tjerëve në janar, ka pësuar një rënie, por mendoj se e ka potencialin. Ka lojtarë me emër, që e njohin kampionatin dhe besoj se do të bëjë maksimumin për katërshen.

Ndalemi te Partizani. U duk sikur pas fitores së derbit do të niste një seri rezultatesh, por ngeci sërish. Çfarë tregon kjo?

Edhe derbi ndaj Tiranës, pavarësisht se u fitua, kishte shumë mangësi për mendimin tim. Këto po reflektohen në çdo ndeshje. Gabimet individuale sigurisht që dënojnë ekipin. Nuk dua të merrem me penalltinë, sepse është një moment që ndodh. Gjithsesi, ai futbollist (Sembene) duhet të tregohet më profesionist dhe duhet të dijë vendosjen e duarve, për të mos pasur të tilla episode. Ajo që mua më shqetëson është reparti i mesfushës dhe sulmit. Po marr ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, për të mos folur për një fazë të tërë ndeshjesh me oshilacione, ku nuk fitoi. Ndeshja e fundit ishte me dy tablo. Pjesa e parë ishte e dobët dhe në të dytën e rriti ndjeshëm lojën, por pa cilësi në sulm. Sigurisht që mungesat bëjnë punën e vet, por Partizanit nuk i falet që me kontingjentin që ka që të bëjë këto luhatje nga pjesa në pjesë. Unë pres shumë, sepse e ka potencialin. Është në një moment delikat tani, sepse Vllaznia i kaloi përpara dhe ekipet e tjera e ndjekin. Nuk do ta ketë të lehtë. Luhatjet dhe mungesat janë të njëpasnjëshme dhe kjo nuk më pëlqen. Edhe mënyra sesi Partizani kërkon të zgjidhë situatat më lë shumë për të dëshiruar.

Previous Post

Dy rikthime të rëndësishme, Partizani gati për verilindorët

Next Post

Ilnisa i përmend Dubain, Sara Karaj: Turp të kesh, çfarë femre…(VIDEO)

Next Post
Ilnisa i përmend Dubain, Sara Karaj: Turp të kesh, çfarë femre…(VIDEO)

Ilnisa i përmend Dubain, Sara Karaj: Turp të kesh, çfarë femre…(VIDEO)

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Telefoni në qelinë e Laert Haxhiut/ Pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

Telefoni në qelinë e Laert Haxhiut/ Pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

July 5, 2025
“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën

“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën

July 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al