Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024/2025 në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit kanë mundur Vllazninë 4-0 në finalen e madhe të “Final Four”, e cila u luajt sonte në “Arenën Kombëtare”.
Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë, Stojanovic dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa. Në minutat në vijim, shkodranët kërkuan me ngulm golin e barazimit por pjesa e parë mbyllet në avantazh 0-1 për Egnatian.
Pjesa e dytë po ashtu ka nisur me gol për rrogozhinasit, të cilët kanë dyfishuar shifrat sërish me Regi Lushkjan. Serxho Ujka pason bukur në krah për Fangaj, i cili asiston brenda zonës për Regi Lushkja, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetën e shkodranëve, për herë të dytë. SHIKOGOLIN2
Në minutat e mbetura, Vllaznia tentoi të krijonte raste dhe të ngushtonte shifrat, por nuk pati ndonjë rrezik real për Egnatian. Ndërsa në minutën e 80-të, Egnatia do të vuloste fitoren duke shënuar edhe golin e tretë me Leo Melo, i futur në fushë si zëvendësues pak minuta më parë në vend të Regi Lushkja.
Bakayoko shërben për Zejnullai, i cili asiston për Leo Melo, braziliani nuk shënon dot në tentativën parë, por në të dytën dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jukaj. SHIKOGOLIN3
Në minutat e fundit shtesë, Egnatia shënoi edhe golin e katërt me Serxho Ujka. Egnatia fiton titullin kampion për herë të dytë në historinë e saj, ndërsa Vllaznia duhet të presë ende…