Monday, June 30, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

Editor by Editor
June 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në tre-mujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona një rekord ky që nga viti 2018.

Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publik po fryhet vit pas viti dhe sidomos në prag të zgjedhjeve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin publik u rrit me 2% në janar-mars 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat nga grafiku tregojnë e në tremujorët e zgjedhjeve punësimi në shtet pëson rritje te ndjeshme.

Nga 172, 9 mijë të punësuar në sektorin shtetëror që ishin në tremujorin e parë 2019 ato arritën në 185,4 mijë në tremujorin e parë 2025 ose +7,3 % më shumë.

Gjatë viteve të fundit nga 2019 në 2023 punësimi në sektorin publik u rrit rreth 1.2–1.5% në vit. Por në vitin zgjedhor 2025, rritja për vetëm një tremujor është 2.0%, shumë më e lartë se norma vjetore mesatare. Kjo tregon për një tendencë më të fortë punësimesh në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Administrata vendore dhe qendrore, tradicionalisht shtojnë vende për funksione të përkohshme, teksa kjo rritje ndodhi në tremujorin pararendës të zgjedhjeve. Kjo është një praktikë nuk është e re në kontekstin politik shqiptar, ku vendet e reja të punës në shtet përdoren herë pas here për të krijuar mbështetje elektorale.

Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror në Shqipëri është rritur me rreth 12,500 vetë në gjashtë vitet e fundit, teksa popullsia e vendit u tkurr me mbi 500 mijë persona ose 17 për qind ndërmjet 2018-2023.

Historikisht në Shqipëri, rritja e vendeve të punës në administratë është konsideruar si një mjet për të konsoliduar mbështetjen politike, sidomos në prag zgjedhjesh.

Sektori shtetëror ofron jo vetëm siguri të lartë punësimi, por edhe influencë lokale nëpërmjet institucioneve të arsimit, shëndetësisë dhe bashkive, që përbëjnë një rrjet të gjerë punësimi në rrethe, ku sektori publik është punëdhënësi më i madh./ Monitor

Previous Post

Kuvendi në seancë plenare, projektligjet që pritet të miratohen

Next Post

Asgjësohen mijëra rrënjë kan*bis në Shkodër, 4 të proceduar

Next Post
Asgjësohen mijëra rrënjë kan*bis në Shkodër, 4 të proceduar

Asgjësohen mijëra rrënjë kan*bis në Shkodër, 4 të proceduar

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

June 29, 2025

I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut

June 29, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al