Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur.
Mediat italiane raportojnë se trupi i saj u gjet në një zonë të pyllëzuar i futur brenda një valixheje.
Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe. Studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase.
Prindërit dhe shoqet, të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin në polici.