Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj
Deborah Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve publike.
Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj dhe pezullohet pune në interes publik pa shpërblim 60 orë dhe puna të mbyllet brenda 6 muajsh.
Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfunimisht 6 muaj burg, pezullim i dënimit me burg. 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.
Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim të dënimit me burg, 60 orë punë në interes publik të përmbushet brenda 6 muajsh.