Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e një prej kutive të votimit të qarkut Vlorë, me kërkesë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Kutia do të hapet ditën e hënë, më 2 Qershor.
Vendimi i KAS u mor pas pretendimit të Nismës Shqipëria Bëhet se kutia ka fletët e votimit të pa vulosura. Në rast se provohet që kutia nuk ka fletët e votimit të vulosura, atëherë do i nënshtrohet procesit të rinumërimit.