Ka dështuar miratimi i rezolutës së Stabilizim Asocimit mes delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë.
Mes palës shqiptare nuk u arrit dakordësi pasi mazhoranca nuk pranoi të votonte asnjë prej amendamenteve të propozuara nga ana e opozitës. Kjo e fundit refuzoi miratimin e draftit total.
Drejtuesi i takimit dhe njëherazi deputeti i PS, Toni Gogu, tentoi kalimin e përgjegjësive tek opozita, por deputeti demokrat Oerd Bylykbashi vuri në dukje se edhe në momentin që po diskutonin, deputetët e opozitës ishin duke u përndjekur nga policia për shkak të protestës, e sipas tij, kjo situatë ku ndodhet vendi e shtypja ndaj opozitës, nuk mund t’i fshihet Brukselit