Saturday, June 28, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deputetëve të PL-së iu pengua takimin me Metën, Vasili: Qeveria po shkel standardet demokratike

Editor by Editor
February 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Deputetëve të PL-së iu pengua takimin me Metën, Vasili: Qeveria po shkel standardet demokratike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto, iu pengua takimin mepresidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është në paraburgim prej katër muajsh.

Në një deklaratë përpara burgut 313, Vasili u shpreh se kjo është një shkelje flagrante e standardeve demokratike, pasi qeveria pengoi takimin që ishte lajmëruar dhe kërkuar zyrtarisht, edhe pse të gjitha dokumentet përkatëse ishin dorëzuar.

Ai theksoi se pasi ata hynë në ambientet e paraburgimit, u detyruan të presin mbi një orë e gjysmë pa asnjë njoftim të arsyeshëm.

Vasili:

Qeveria, se këtu është qeveria, është duke shkelur çdo lloj standarti demokratik, pengoi takimin tonë të lajmëruar e të kërkuar zyrtarisht me të gjitha dokumentet përkatëse që duhen për këtë gjë, edhe të njohur më parë dhe konsumoi një fazë të neveritshme.

Pasi kemi hyrë në ambientet jonë të paraburgimit, por në oborrin përkatës, jemi detyruar të presim mbi një orë e gjysmë për t’na njoftuar që nuk mund të bëjmë takimin e kërkuar plotësisht sipas rregullave dhe ligjeve të këtij vendi.

Siç e shikoni, farsa e këtij karagjozi që kemi në kryeministër, që flet për standarte demokratike, shumë i shqetësuar për respektimin e standarteve, ju e shikoni vetë që 2 deputetë, unë dhe zonja Xhixho duke respektuar çdo rregull e çdo ligj kërkuam të bëjmë takim me presidentin e Partisë së Lirisë dhe u penguam ndërkohë që ju e dini shumë mirë se jeni njoftuar, kemi që nga ora 9 e gjysmë, opero orë të tera që presim refuzimin e tyre.

E vetmja gjë që ka ndodhur është paniku që u ka shpërthyer, nuk e mbajnë dot, nuk e dinë se ku ta shprehin, pasi takimi është një e drejtë minimale, bazike, është minimumi i takimit të domosdoshëm e të lejuar, pra nuk kemi shkelur asnjë ligj, por ata kanë një standart tjetër, këta kanë standartin e rrethimit, e presionit, e përdorimit të administratës shtetërore siç e pate atje në sheshin Skënderbej dje, pra këta kanë antiligjin, antishtetin, dhunimin e çdo të drejte sepse motoja e tyre e vetme është të vjedhin e të dhunojnë shtetin në çdo pozicion të tij.

Refuzimi i sotëm i të drejtës së 2 deputetëve, që buron nga ligji por edhe nga ligji për statusin e deputetit, pra është një e drejtë e konsoliduar, u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv.

Ne i kemi bërë kërkesën edhe SPAK-ut të cilin kishin detyrim të komunikonin me njëri-tjetrin, se këta njësh janë, dhe të gjithë bashkë, në bazë të një skenari të mirëmenduar, penguan me të gjitha mënyrat që patën takimin e deputetëve të Partisë së Lirisë, me presidentin e Partisë së Lirisë.

Previous Post

AFERA 9.3 mln euro, si e mori Merita Sheqi e Rejsi Farma tenderin e paracaktuar për ilaçet e 10 deri 30 pacientëve

Next Post

Ish-kreu i ARRSH del nga SPAK: U pyeta për një procedurë

Next Post
Ish-kreu i ARRSH del nga SPAK: U pyeta për një procedurë

Ish-kreu i ARRSH del nga SPAK: U pyeta për një procedurë

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës
AKTUALITET

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

by Editor
June 20, 2025
0

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një...

Read moreDetails
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

Alarmante në Onkologjiku/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

June 27, 2025
Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

June 27, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al