Një leje skandal është dhënë nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një pallat në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.
Bëhet fjalë për pallate 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë, që po ndërtohen nga kompania “Keam International” shpk, me pronar dy vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi, të cilët zotërojnë secili nga 50% të aksioneve.

Siç shihet edhe në videto dhe fotot e mëposhtme, leja për themelitë e pallatit është dhënë pothuajse ngjitur me një ndërtesë tjetër, të cilës i bllokon edhe dritaret.

Në atë ndërtesë jeton edhe ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Igli Allmuça, i cili ka luajtur me disa prej ekipeve elitë të Superiore. Ai ka denoncuar rastin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamjet.
Allmuça thotë se banesa ku jeton ai aktualisht është ndërtuar nga stërgjyshi i tij që rreth viteve 1920, të cilët ai e ka rikonstrukturuar para disa vitesh, por tashmë pallati që po ndërton “Keam International” shpk e vëllezërve Xhebrahimi i bllokon dy dritare banesë së tij, si dhe dy dritare të banesës së fqinjëve të tij.

Më tej ai shton se prej 8 muajsh familja e tij po përjeton stres prej kësaj gjëje, teksa së bashku me të ati po ndërrmerr çdo rrugë ligjore për të fituar të fituar të drejtën.

Igli Allmuça shprehet i habitur se si “Keam International” shpk ka arritur ta marrë atë leje për pallat, për ndërtuar rrafsh me banesën tjetër, duke i bllokuar edhe dritaret. Ish-futbollisti ka një mesazh edhe për ndërtuesit, ku shkruan se: “Në qoftë se kjo quhet padrejtësi, jeni shumë të ulët e Zoti ju turpëroftë dhe ju poshtëroftë publikisht dhe ju ardhtë hakut me bela pas belaje. Do jeni në Duat e familjes time nga fëmijet e deri tek prindërit e mi.”
Sipas Allmuçës, ajo që po i ndodh banesës së tij, nuk quhet cënim, por “përdhunim” i pronës së tjetrit.
Denoncimi i plotë:
“Dua te pasqyroj kete situate qe po ndodh ngjitur me shtepin time ne lagjen Ali Demi. Ne keto foto qe kam hedhur,nje firme ndertimi ka mar leje kallkan 0 meter me shtepin time duke me bllokuar dy dritare, dy dritaret e tjera ne foto jane te pronareve te tjere.Ne nje nga keto dritare esht dhoma e femijeve te mi, te cilen e kam pasqyruar ne video.
Kjo shtepi esht ndertuar rreth vitit 1920,ku ka jetuar stergjyshi, gjyshi, babai im dhe se fundmi un me familjen time bashk me prinderit. Me themelet, muret, çatin dhe forma e dritareve te pandryshuera,thjesht pas viteve 90 kemi nderruar çatin e vjeter me te ren,dritaret e vjetra me te rejat, suvatimet lyrjet. Unë se di ku janë bazuar njerezit kopetent (inspektor apo drejtora) qe kanë ardhur ne terren per te verifikuar dhe kan dal ne konkluzion qe nuk cenohet prona e tjetrit.
Kjo qe shihni ne foto nuk quhet cenim, por ne menyrë figurative ‘perdhunim’ i prones se tjetrit, sepse eshtë e padrejtë qe te jesh rehat ne shtepinë tende dhe nje ditë te bukur vjen dikush dhe te ven betonin tek dritaret e ta ben ate dhome si burg. Si familje kemi gati 8 muaj me stresin e ksaj gjeje. Bashk me babain tim do bejm te gjitha perpjekjet ligjore per te drejten deri ne fund ne te gjitha institucionet shteterore.
Se fundi kam dicka per këte ndertues apo dhe nqs ka ndonje ortak apo mentor qe e ndihmon dhe i jep fetva(them nqs se vetem emri ktij ndertuesi figuron ne leje). Unë se di si eshtë mar kjo leje dhe jam i habitur ashtu si çdokush qe e ka par dhe besoj çdokush qe do e shofi. Padrejtesin ndaj tjetrit nuk e lan as haxhi e as veper tjeter. Nqs me drejtesin e ZOTIT kjo esht e drejtë, jeni shum te nderuar dhe u lartesofshi. Nqs kjo quhet Padrejtesi,jeni shumë te ulet e Zoti ju turperoft e ju poshteroft publikisht,e ju ardht hakut me bela pas belaje. Do jeni ne Duat e familjes time nga femijet e deri tek prinderit e mi.”
PAMJET