Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Deklaratat e Krichbaum, Berisha: Do justifikohet në gjyq

Editor by Editor
October 28, 2023
in POLITIKE
0
Deklaratat e Krichbaum, Berisha: Do justifikohet në gjyq
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Deputeti Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson”.

Ky ishte reagimi i kryetarit të opozitës Sali Berisha ndaj deklaratave më të fundit të deputetit gjerman Gunther Krichbaum bërë në adresë të tij.

“Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve, – vërejti Berisha. – ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj.

“Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë prej gjëje dhe ku udhëtari mund të vijë dhe të lëshojë çdo shpifje dhe çdo trillim. Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie”, tha Berisha në një komunikim me ndjekë në rrjetet sociale.

“E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Kjo prokurori ka nisur hetimin për Sali Berishën dhe ka mbajtur hetim për 3 vite, pa kërkuar asnjë leje nga parlamenti sepse Kushtetuta e hoqi detyrimin e prokurorisë për të nisur hetimin pas autorizimit të parlamentit.  Por çfarë thotë Kushtetuta gjermane vetëm për hetimin? Jo për lëvizjen. Zoti Krichbaum, që vjen dhe flet për ligjet naziste, duke aluduar, je një gënjeshtar, je një gënjeshtar. Nuk janë naziste ato, janë ligji bazë demokratik i Gjermanisë, mbi të cilën vendi yt, është sot një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor”, shtoi.

“Ky ligj ka të stipuluar, jo vetëm për lëvizjet, por edhe fillimin e hetimit. Fillimin e hetimit nuk mund ta bëjë prokuroria pa marrë lejen e kryetarit të parlamentit. Po ky ligj bazë, thotë në nenin 46 se kryetari i parlamentit jep lejen, por hetimi fillon pas 48 orësh. Ndërkohë kryetari i parlamentit informon kryetarin e komisionit për autorizimin që ka dhënë. Dhe ky i fundit informon deputetin. Këta vijnë këtu dhe i shohin shqiptarët si qenie jashtëtokësore dhe besojnë së mund t’i mashtrojnë me çdo gjë. Zoti Krichbaum, më vjen keq por të njoftoj sot se kam filluar që sot konsultimet me ekspertë ligjorë dhe u garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje. Jo kundër Bundestagut, Bundestagu është një institucion që e dua shumë dhe e respektoj shumë. Ju kam njohur edhe juve, por lidhjet e tua me Lul Bashën nuk duhet t’i përdorësh për të mashtruar, për të dezinformuar një popull të tërë”, vijoi kryedemokrati.

 

Previous Post

Rezoluta për ndihmën e civilëve në Palestinë/ Amerika kundër, Shqipëria dhe Ukraina abstenim

Next Post

“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Next Post
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

July 1, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al