Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Debate në gjyqin e Paplekajt/ Akti i rindërtimit të vrasjes së Xhuvanit i paplotë

Editor by Editor
April 9, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Debate në gjyqin e Paplekajt/ Akti i rindërtimit të vrasjes së Xhuvanit i paplotë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa sot po mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, togat e zeza kanë arritur në përfundimin se akti i rindërtimit të skenës së krimit në Elbasan, është i paplotë. Në seancën në fjalë që po mbahet në Apel, ku të pranishëm është Arbër Paplekaj, janë marrë në pyetje tre ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi, të cilët janë pyetur nëse e konsideronin aktin të plotë. Në sallë ka pasur debate për faktin nëse këto pamje janë shqyrtuar apo jo, ndërsa rezulton se ekspertët nuk i kanë parë fare pamjet.

Pasi urdhëroi rindërtimin e skenës së ngjarjes, për riekspertim, Gjykata e Apelit dëgjoi për gati gjashtë orë palët dhe insistimin e të akuzuarit që kërkoi rindërtim të ngjarjes për të kuptuar mekanizmin se çfarë ndodhi atë ditë, vendosi të kryhet ekspertim dhe rindërtim tekniko-balistik për të zbuluar se kush qëlloi tjetër ditën e ngjarjes.

Ekspertët kanë vendosur në dispozicion të gjykatës në rrugë elektronike aktin tekniko-balistik të kryer në vendin e krimit. Sakaq, avokati i Paplekajt nga ana e tij ka kërkuar kohë që të shqyrtojë këtë akt. “Gjykata t’i japë rëndësi faktit jo afateve”, tha avokati.

Ndërkohë, prokurori Gent Xholi theksoi se akti është voluminoz dhe se e kishte marrë atë vetëm para gjysmë ore. “S’mund ta shqyrtoj brenda një kohe të shkurtër”, tha ai. Gjykata nga ana tjetër ka pyetur ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi nëse e konsiderojnë aktin të plotë. Kësaj pyetje, eksperti Hako tha se; “për pamjet filmike jemi shprehur për aq sa konstatojmë”, ndërsa shton se;

“Për mua po (akti është i plotë), sepse s’kam pajisje për të ekzaminuar pamjet.”. Po ashtu ekspertët janë shprehur se nuk kanë patur kohë për të ekzaminuar pamjet filmike, ndërsa thuhet se nuk është përcaktuar se kush qëlloi i pari. Eksperti Artan Rexhepi tha se ka kërkuar 1 muaj e gjysmë kohë për të parë pamjet.

Ekspertiza vlerësohet e paplotë, sepse ekspertët thonë se jemi bazuar në të dhëna të pasakta të vendngjarjes fillestare dhe vendngjarja ka qenë e kontaminuar.

Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar?

Artan Rexhepi:
 Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.

Gjykata:
 Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni.

Eksperti Budo:
 Sipas meje akti është i plotë. Mund të bëjmë dhe plotësime të tjera. Nuk jam ekspert për pamjet filmike dhe nuk e përcaktoj dot vendndodhjen. Kam 40 vjet përvojë. Nuk kam bërë ndonjëherë akt ekspertimi të pamjeve filmike për të konstatuat vend vendndodhjen apo mekanizmin e krimit. Nga pamjet vizuale se përcaktoj dot vendndodhjen. Një tjetër element i paqartë nga ekspertiza është fakti se ata nuk kanë përcaktuar as vendndodhjen e punonjëses së policisë, Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur në vendin e ngjarjes.

Artan Rexhepi: Jam i mendimit që të bëhet një akt i dytë mbi pamjet filmike. Vendngjarja është e kontaminuar.

Prokurori: 
Njeri ekspert thotë ky akt s’ka vlera. Është akti i saktë? Çfarë duhet të lexojmë nga ky akt?

Prokurori Gent Xholi pyet ekspertët:
 A është i saktë apo jo akti? Të bëjmë apo jo pyetje?

Ekspertët: 
Jo. Duhet bërë akt i dytë. Nuk dua të hedh baltë mbi punën e askujt, por është bërë mbi bazën e akteve që nuk pasqyrojnë realitetin.

Eksperti Hako:
 Këqyrja e vendit të ngjarjes ka shumë mangësi. Një akt i ndërtuar mbi këto të dhëna do të ketë probleme, por është i ndërtuar mbi ato të dhëna që kishim. Si pikë referimi ne morë përqendrimin më të madh të gëzhojave, por aty ka edhe gëzhoja të tjera. Unë nuk e di se çfarë soft-i ka kolegu, por ne nuk kemi bërë ndonjëherë këqyrje përmes pamjeve filmike. Nuk mund të flasim me saktësi për distancën në metra mes qitësit 1 dhe qitësit 2. Ne kemi vendosur maksimumin, 11 metër, por mund të jetë edhe më afër.

Ndërkohë, të pandehur për këtë ngjarje që ndodhi më 21 prill të vitit 2023, janë dhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektive të Shqiponjave.

Previous Post

Ҫfarë po ndodh në “Big Brother”? Meritoni tradhton Ilnisën… (VIDEO)

Next Post

Sherri masiv në berberhane në Vlorë, policia jep informacion zyrtar. 9 të shoqëruar

Next Post
Sherri masiv në berberhane në Vlorë, policia jep informacion zyrtar. 9 të shoqëruar

Sherri masiv në berberhane në Vlorë, policia jep informacion zyrtar. 9 të shoqëruar

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

May 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

May 19, 2025
Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

May 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al