Ka përfunduar vizita e shpejtë e kryeministrit Giorgia Meloni në Mar-a-Lago, Florida, me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
“Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua fantastike, kryeministren italiane,” tha Trump, përpara se të lavdëronte Melonin, duke thënë se ajo “e kishte pushtuar Evropën”.
Mediat italiane shkruajnë se sekretari i ardhshëm i Shtetit Marco Rubio e quajti Melonin “një aleat të madh dhe një udhëheqës të fortë”. Temat e diskutuara ishin Cecilia Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Iran.
Gjatë takimit jozyrtar, i cili zgjati rreth 4 orë, Trump i tregoi kryeministrit edhe një dokumentar mbi mashtrimin e dyshuar në zgjedhjet e 2020-ës.