Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, “Bloomberg” shkruan se në Shqipëri nuk ka një sondazh të besueshëm publik përpara votimit.
Në një artikull ku ka intervistuar kryeministrin Rama, media i referohet interesi që administrata Trump ka në Shqipëri.
Rama po përballet me një sfidë nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë të drejtuar nga Sali Berisha, shkruan “Bloomberg”. Berisha ka zgjedhur Chris LaCivita, ish-bashkëmenaxherin e fushatës presidenciale të Trump, për të drejtuar fushatën e fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
LaCivita ka sulmuar Ramën për lidhjet e tij me Alexander Soros, djalin e investitorit miliarder – një figurë e urrejtjes për shumë në të djathtën që mbështet MAGA – të cilin kryeministri e konsideron si mik.
LaCivita postoi një foto të të dyve në X në shkurt me komentin, “Kukulla dhe mjeshtri i kukullës”.