Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Editor by Editor
June 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vizits dy ditore të zhvilluar në Bruksel dhe takimeve të shumta në Parlamentin Europian dhe Partisë Popullore Europiane, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para mediave se, në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp.

“E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp. U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar. U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj. Ishin ditët më të veçanta”, theksoi Berisha në një deklaratë për mediat.

Kryedemokrati tha se, në Bruksel u  theksua se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. “U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo logjikë”, theksoi.

Lideri i opozitës se dy përfaqësuesit e dërguar me urgjencë nga Edi Rama në Bruksel dolën të rrënuar nga takimi, pasi nuk mundën të mbrojnë skandalet dhe lidhjet kriminale të qeverisë. Ai i cilëson si të pafajshëm, në një “mision të pamundur”, duke premtuar se farsat elektorale të Ramës nuk do të pranohen kurrë nga shqiptarët.

Gjatë konferencës, kreu i PD u pyet edhe për rikonstruksionin që po ndodh ne kampin e Spaçit. Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet të shuajë me pretekste dhe pamje të jashtme të mbushura me suva dhe bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në kampin e Spaçit. “Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë”, theksoi Berisha.

Lideri i demokratëve deklaroi se takimet në Bruksel përbëjnë vetëm fillimin e një procesi të rëndësishëm, duke shkaktuar një “tërmet të madh” në narkoshtetin e Edi Ramës. Ai theksoi se ky proces do të vijojë me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare, qeverive mike dhe vetë shqiptarëve, në përpjekjet për rikthimin e votës së lirë në vend.

“Natyrisht Brukseli ishte dhe duhet të ishte, stacioni i parë dhe unë mendoj se, ato dy ditë në Bruksel krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin, falangat e tij. Kjo do të vazhdojë me të gjitha institucionet ndërkombëtare, do vazhdojë me të gjitha qeveritë e vendeve mike, do vazhdojë më pas me shqiptarët, për rikthimin e votës së lirë”, nënvizoi kryedemokrati.

Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian ka shkatërruar përfundimisht narrativën e mazhorancës për zgjedhjet dhe procesin e integrimit. Sipas tij, raporti nuk përmend askund mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2027, ndërsa denoncon në mënyrë të drejtpërdrejtë përqendrimin e pushtetit, mungesën e shtetit ligjor, keqqeverisjen dhe dhunën ndaj mediave.

“Raportin më nuk e kanë përmend, e kanë përjashtuar fjalën raport fare. U përpoqën të mashtrojnë shqiptarët të thonë, që komisioni mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në 2027, mashtrim i paskrupullt.  Ata thonë se, mirëpresim ambicien e Edi Ramës për 2027, por rikujtojmë, shkruhet në raport, se vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave të cilat zgjasin sa është e nevojshme për të implementuar reformat e nevojshme”, theksoi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë konferencës me median.

Tags: Berishapdsali berisha
Previous Post

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Next Post

Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

Next Post
Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

Fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, Benard Martini i proceduar penalisht disa herë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, kush janë EMRAT surprizë

Formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë

June 7, 2025
Merret vendimi/ Trump anulon zyrtarisht 83% të programeve të USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë

Trump do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka një kusht

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al