Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp ku në fillim ka vendosur në tavolinë një buf, referuar epitetit të cilin i ka vendosur kryeministri Edi Rama.
“Kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ku është një simbol i mençurisë i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë.
Vendosa ta sjell para mediave dhe publikut se çfarë varfërie dhe shkreti kulturore ka njeriu që e citon që e quan Berishën me emrin e simbolit më të arrirë të mençurisë të Ramës dhe Greqisë së lashtë.
Rama mendon se mund të më fyejë duke më quajtur buf.Injoranca nuk është argument”, tha ai