Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në selinë e Kuvendit me pranga në duar.
Beqaj e ka lënë sërish sot qelinë e burgut për të dëshmuar në Komisionin e Sterilizimit, pasi dje dëshmia e tij dështoi. Beqaj kërkoi të dëshmonte përmes një prezantimi në Power Point, gjë që u kundërshtua nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.
Kërkesa e ish-ministrit solli debat mes mazhorancës dhe opozitës për 9 orë derisa u dakordësua që mbledhja të shtyhej për sot.