Saturday, May 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Basha: Të njëjtët njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal, lidhen dhe me aferën e inceneratoreve

Editor by Editor
February 18, 2024
in POLITIKE
0
Basha: Të njëjtët njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal, lidhen dhe me aferën e inceneratoreve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha, në kuvendin zgjedhor të degës 6 të PD në Tiranë, në Kombinat, ka deklaruar se të njëjtit njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal lidhen dhe me aferën e inceneratoreve.

Ai ka shtuar se PD është angazhuar t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, ndaj javën e ardhshme do të depozitohen në SPAK 2 kallëzime penale, e para për rëfimet e Arben Ahmetaj dhe e dyta për lidhjen midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal, që sipas tij çojnë tek i njëjti emër.

“Këtu ka kulmuar një skandal me dy konkluzione të rëndësishme. I pari që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushdo që të jesh, vjen dita që jep llogari para drejtësisë. Dhe Charles Mcgonigal është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg sepse mori para nga Edi Rama për të stisur hetime dhe akuza monstruoze ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, ndaj opozitës, pa asnjë hezitim nga korruptuesi se me këtë po njollosej jo thjesht në mënyrë të padrejtë kundërshtarin e vet politik, por gjithë këtë vend, të gjithë qytetarët e këtij vendi. Charles McGonigal është dënuardhe për këtë pjesë të akuzës, ka dhe pjesën tjetër të akuzës që ka bashkëpunuar me oligarkët e Putinit, ka marrë para nga oligarkët e Putinit, ai do të shpenzojë jo pak por 6 vite e gjysmë në  burgjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është konkluzioni i parë. Edi Rama dhe të tijët duan as të mos e mendojnë konkluzionin e dytë. Konkluzioni i dytë është po çfarë bëhet me korruptuesin? Si ka mundësi që të njëjtët njerëz që lidhen me aferën Rama-McGonigal, lidhen dhe me aferën e inceneratorëve. Kjo na tregon se këtu kemi të bëjmë me një kompleks oligarko-kriminal, i cili nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen, të mirë apo të keqe, të dobët apo të fortë. Por ka lidhje vetëm me përvetësimin, makutërinë dhe babëzinë të aseteve dhe pasurive të shqiptarëve. Dhe trajtimin si armik sipas kodeve kriminale të mafies, të çdokujt që i kundërvihet, e në veçanti Partisë Demokratike dhe lidërshipit të saj. Megjithatë aty ku përfundon rrugëtimi përçarës i McGonigal, para qelisë për 6 vite e gjysmë, nuk mbaron rrugëtimi i të tjerëve. Prandaj PD është angazhuar t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund. Por ne nuk jemi dhe nuk sillemi si kundërshtari ynë mjeran. Kjo nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje e retorikës boshe të denoncojmë dhe të tregojmë me gisht, por do të kërkojmë që drejtësia të bëjë punën e vet. Ndaj java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve. Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës. Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëmdhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme”, tha ai.

Previous Post

Bardhi flet pasi i dha fund lidhjes me Sarën: Të gjithë më thanë…

Next Post

Monza fiton me “poker”, Milan bie në “Brianteo”

Next Post
Monza fiton me “poker”, Milan bie në “Brianteo”

Monza fiton me “poker”, Milan bie në “Brianteo”

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet

11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet

May 17, 2025
PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, do ishte mëkat nëse i hiqet

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, do ishte mëkat nëse i hiqet

May 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al