Lulzim Basha paralajmëroi pasditen e sotme se ka një tentativë të Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste, për të goditur SPAK dhe Reformën në Drejtësi, me argumentimin e shkeljes së të drejtave të njeriut nga gjykatat.
Gjatë një deklarate, Basha tha se mazhoranca për goditjen e drejtësisë së re po ndjek një model rumun, ose shkollë të Rumanisë.
“Çështja e dytë është tentativa e Ramës dhe PS në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë, për t’i prerë krahët SPAK dhe Reformës në Drejtësi.
Tani që SPAK po godet korrupsionin, qeveria po nxjerr nga sirtarët një qasje, të përdorur në Rumani, për të kontrolluar dhe goditur SPAK dhe Reformën në Drejtësi, përmes një komisioni të ashtuquajtur për të drejtat e njeriut, që shkelen nga institucionet e drejtësisë.