ODIHR ka kërkuar që partitë politike të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në dobi të qytetarëve, përsa i përket Reformës Zgjedhore të vendit para zgjedhjeve parlamentare 2025.
Në deklaratën e publikuar në rrjetin social X, drejtori i ODIHR Matteo Mecacci u kërkoi të gjitha partive politike të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në vijim.
Për këtë ka reguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e ka vlerësuar qëndrimin e OSBE/ODIHR.
“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore.
I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”, – shkruan Basha.