Taulant Balla, ka publikuar një video të Sali Berishës, ku ky i fundit bën një deklaratë të çuditshme. Në pamjet e publikuara, Berisha shprehet se “ishte një fat i madh që Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet”.
Kjo deklaratë është konsideruar si një gafë politike, pasi Berisha është vetë kryetar i PD-së dhe teorikisht duhet të dëshironte fitoren e partisë që drejton. Komentet e tij kanë ngjallur reagime dhe ironi në rrjete sociale dhe në arenën politike.
Opozita vijon të jetë në krizë, ndërsa kjo deklaratë shton edhe më shumë pasiguritë rreth drejtimit dhe qëndrimeve të saj zyrtare.
🦉🤡 nuk bën vetëm gafa, ka dhe momente sinqeriteti😉😂
Posted by Taulant Balla on Saturday, May 31, 2025