Sunday, May 11, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Babai në gjendje të rëndë, vëllai ndërron letrat e shtëpisë

Editor by Editor
December 17, 2023
in AKTUALITET
0
Babai në gjendje të rëndë, vëllai ndërron letrat e shtëpisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Liliana ka ardhur nga Italia për t’u përballur me “Shihemi në Gjyq” me motrën e saj, Brunën që vjen nga Turqia.  Problemi është një banesë për të cilën Liliana dyshon se Bruna ka bërë një marrëveshje të fshehtë me njërin nga vëllezërit.

Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shpjegoi më herët historikun e familjes. Familja Malo, me dy prindërit dhe 9 fëmijët, midis tyre Liliana dhe Bruna jetonin në një banesë shtetërore në pallat gjatë periudhës së regjimit komunist. Për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës, babai i vajzave u dakordësua me një koleg, Solon Karagjozin për të ndërruar banesat sepse ky i fundit jetonte në një shtëpi private.

Komitetet ekzekutive të dy lagjeve vendosën që të shkruhej një kontratë dhurimi shtuar edhe lejimin e ndërrimit të banesave. Në vitin 1992, dy familjet u njohën si pronare respektive të banesave që kishin ndërruar. Dyshimi i Lilianës lind në momentin e privatizimit të banesës sepse në të jetonin dy prindërit, djali i madh, Bruna dhe motra e vogël, të tre beqarë. 6 fëmijët e tjerë ishin martuar, por certifikata e pronësisë rezulton nën emrin e njërit prej vëllezërve, Arqilesë që ishte martuar përpara viteve ’90.

Kjo është pikëpyetja e madhe e Lilianës, si ka ndodhur ky proces kur babai i tyre ishte kategorik në vendimin e tij që banesa të mos i përkiste vetëm njërit prej fëmijëve.

Bruna: Në vitin 1992 babai ynë sëmuret rëndë nga prostata dhe e çojmë urgjent në sital. Në kohën që ne e shtrojmë në spital, babain unë e kam patur edhe gjuetar, mbante gjithë armatimet, pistoletën, çiften, dokumentet, në një dollap të mbyllur, të kyçur që nuk ia prekte njeri, vetëm ai.

Eni Çobani: Babai ishte me armë sepse vinte nga pjesa e ushtrisë apo jo, po.

Bruna: Në këtë kohë që babai im shtrohet në spital një ditë vjen vëllai dhe babai i dorëzoi çelësin vëllait sepse kishte më siguri te vëllai, jo te mamaja, unë, t’i jepte çelës dhe ia dorëzon vëllait që ishte i martuar, i larguar. Ndërkohë ky vjen brenda në shtëpi dhe hap dollapin, ia kontrollon të gjitha dokumentet.

Liliana: Dokumentet e shtëpisë i ka bërë në emrin e vet, ka bërë sikur babi ia ka dhuruar. Babi nuk dhuronte asnjë gjë.

Eni Çobani: Pse je e sigurt që nuk dhuronte babai, Liliana? Pse nuk dhuronte babai?

Liliana: Babai nuk dhuronte sepse thoshte “shtëpia është e të gjithë kalamajve, sidomos e vajzave. Shtëpia është e vajzave sepse ti je përjashta”. Ai u martua, mori shtëpi tjetër dhe iku. E shiti atë shtëpinë që mori se ishte me Ministrinë e Brendshme që jepte shtëpi atëherë se punonin të dy në polici, burrë e grua dhe u futën. E shitën atë, mbaruan lekët, s’kishin ku të shkonin, u futën te nëna e te babai.

Bruna shton se deri në moshën 58-vjeçare ajo ka jetuar në këtë banesë sepse ishte beqare. Vëllai,  Arqileja ndërkohë i kishte kryer veprimet juridike për të marrë shtëpinë dhe nuk pranonte ta ndante.

Liliana: E nxori në rrugë vëllai, na përzuri të gjithëve, i mbylli derën të tërë motrave, i mori dokumentet. Ne i thamë që do të të çojmë në gjyq, ai tha “bëni 10 gjyqe, shtëpia është e imja”. I kërkonim dokumentet, i kërkonte babi dokumentet, i thoshte “m’i sill këtu sepse i dua unë”, ai vinte 5 minuta shihte mamin se nuk vinte kur ishte babi, por vinte kur s’ishte babi se nuk donte t’ia jepte dokumentet, t’ia kthente mbrapsht. Në njëfarë kohe, ai i kishte shitur, i kishte bërë të gjitha në emrin e vet. Shitur dhe blerë prapë me Astrit Demën, kunatin e nuses së vet.

 

Previous Post

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 18 Dhjetor 2023

Next Post

Detajet nga plagosja në burg, kush donte ta vriste Tik Kalemin?!

Next Post
Detajet nga plagosja në burg, kush donte ta vriste Tik Kalemin?!

Detajet nga plagosja në burg, kush donte ta vriste Tik Kalemin?!

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nis votimi në mbarë vendin, probleme në një nga qendrat e votimit në Fushë Krujë

Nis votimi në mbarë vendin, probleme në një nga qendrat e votimit në Fushë Krujë

May 11, 2025
Sot Shqipëria voton, 3.7 mln shqiptarë vendosin për Kuvendin e ri

Sot Shqipëria voton, 3.7 mln shqiptarë vendosin për Kuvendin e ri

May 11, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al