Saturday, May 31, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aulon Kalaja i kërkon KQZ-së rinumërimin e votave në Durrës

Editor by Editor
May 30, 2025
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Aulon Kalaja i kërkon KQZ-së rinumërimin e votave në Durrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kandidati i PD-së në listën e hapur të Qarkut të Durrësit i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkon rinumërimin e votave në atë Qark, pasi i rendit faktet për tjetërsimin e votave preferenciale të konstatuara nga pamjet filmike.

“Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numerimit të rezultatit zgjedhor prej të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sic do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor”, theksohet në kërkesë.

Ai rendit shifrat e një sërë qendrash votimi dhe shkruan se gjatë kqyrjes së pamjeve filmike ka konstatuar parregullsi që sipas tij përbëjnë trafikim votash dhe keqpasqyrim të të dhënave në procesin e numërimit.

Aulon Kalaja kërkon nga KQZ që t’i vihet në dispozicion koha e nevojshme për analizimin e plotë të pamjeve filmike, me qëllim përgatitjen e plotë të ankesës për shqyrtim. Gjithsesi, ai thekson se nëse KQZ do të vendoste për rinumërim, nuk do të ishte e nevojshme për kqyrjen e të gjitha pamjeve filmike.

“E paraqesim këtë kërkesë sot, me qellim që të zihet afati i ankimit, megjithatë, kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion kohën e nevojshme për të analizuar pamjet filmike. Nëse nga ana juaj do të pranohej në mënyrë të menjëhershme hapja dhe rinumerimi i kutive, atëherë, do të ishte e panevojshme që të na ngarkohet barra për të këqyrur çdo pamje filmike. Por duke qene se kjo është pjesë e disponimit tuaj përfundimtar, patjetër që kërkojmë nga ju, të na vendosni në dispozicion një kohe të arsyeshme për tu përgatitur para se të nisi shqyrtimin e ankesën.

Gjykojmë se pretendimet tona janë evidentuar dhe premisa e shkeljeve është vendorur, pasi është vendosur motivi I keqpasqyrimit e të dhenave. Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që deri në ditën e shqyrtimit të kërkesës, të shtojmë kërkimet dhe argumentat tona, gjithashtu deri në ate moment të paraqesim pretendime shtesë edhe sa I përket legjitimitetit, kjo nisur nga ngarkesa dhe mospasja e kohes fizike për të përmbyllur cdo argument.” – shkruan Kalaja.

Kujtojmë se Aulon Kalaja u rendit i dyti në listën e hapur të PD-së në Durrës me 8 120 vota preferenciale, ndërsa i pari renditet Arian Ndoja me 9167 vota.

Previous Post

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, zbulohet ushqimi i kontaminuar me salmonelë

Next Post

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”

Next Post
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme
POLITIKE

Neritan Vladi: SHBA njeh vetëm popullin shqiptar, jo qeverinë apo opozitën e sotme

by Editor
May 27, 2025
0

Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Neritan Vladi ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke theksuar se...

Read moreDetails
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme?

May 28, 2025
53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, kush janë pronarët e Albania Tabak Ilir dhe Darjo Jashari që u goditën nga SPAK si grup i strukturuar kriminal

May 28, 2025
“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

March 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manushi i AKU kërcënon ata që i nxjerrin zullumet: Do ju çojmë për procedim penal!

Manushi i AKU kërcënon ata që i nxjerrin zullumet: Do ju çojmë për procedim penal!

May 31, 2025
Balla publikon videon me gafën e Berishës: Ishte fat që PD nuk fitoi zgjedhjet

Balla publikon videon me gafën e Berishës: Ishte fat që PD nuk fitoi zgjedhjet

May 31, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al