Monday, May 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati tek “Don Bosko”, Roland Ahmetsulaj: S’kam lidhje, vetëm Kevinin njoh!

Editor by Editor
February 25, 2024
in AKTUALITET
0
Atentati tek “Don Bosko”, Roland Ahmetsulaj: S’kam lidhje, vetëm Kevinin njoh!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Roland Ahmetsulaj ka mohuar kategorikisht përfshirjen në atentatin e “Don Boskos” në janar të 2022, ku mbeti i vrarë Erion Çela. Në rrëfimin që ka bërë gjatë marrjes në pyetje të oficerëve të Policisë, Ahmetsulaj ka pranuar njohjen me Kevin Zenelin, por asgjë tjetër. Sipas tij, ai nuk ka gisht në atentatin e kryer ku një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën, por Policia e akuzon se ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e personave që ishin objektiv i atentatit. Megjithatë, Ahmetsulaj ka pranuar se e njeh personalisht Kevin Zenelin (i njohur gjithashtu si Kevin Suçi), i riu, i cili dyshohet se ka marrë porosi nga Kasandër Noga për të organizuar vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, Policia ka të dhënat e tabulateve dhe qelizave telefonike që Ahmetsulajt pranë vendit të ngjarjes. Madje edhe ka komunikuar me Kevin Zenelin para se të ndodhte ngjarja. Megjithatë, ngjarja nuk është zbardhur e plotë, pasi Kevin Suçi ende nuk është kapur, e po ashtu nuk janë identifikuar as dy personat e tjerë që bashkëpunuan me të për të kryer vrasjen.

Si ndodhi atentati?

Atentati i “Don Boskos”, më 4 Janar 2022, la pas 1 të vrarë dhe 4 të plagosur. Nga plumbat humbi jetën Erion Çela, si dhe u plagosën katër persona të tjerë: Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Kasandër Noga, i cili aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), i cili është ende në kërkim, kanë zhvilluar takime dhe biseda për të hequr qafe armikun e tij. Shënjestra ishte Geron Hasanbelliu dhe dy nipërit e tij. Kevin Suçi, kishte paratë dhe urdhërin për të vrarë, ndaj edhe kontraktoi dy vrasës me pagesë.

Fillimisht, vrasja është marrë përsipër nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, por pas disa kohësh ata janë tërhequr nga frika, ndaj edhe Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë, të paidentifikuar deri tani, për të çuar deri në fund “misionin”. Kështu, më datë 4 janar të vitit 2022, Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të paindentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv, dhe si pasojë e të shtënave u vra Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. 2 vite pas vrasjes, i vetmi që ka përfunduar në qeli është Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit-blerje automjetesh.

Previous Post

“Luftë” për 3 pikë në Korçë, publikohen formacionet e sfidës Skënderbeu-Partizani

Next Post

‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën

Next Post
‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën

‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK: Janë regjistruar 39 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK: Janë regjistruar 39 procedime penale

May 12, 2025
Përfundon i numërimi në Tepelenë, fiton Partia Socialiste

Përfundon i numërimi në Tepelenë, fiton Partia Socialiste

May 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al