Forcë e parë në Vaun e Dejës nuk është shpallur as PS dhe as PD.
Në këtë bashki të Shkodrës është renditur e para Partia Social-Demokrate e Tom Doshit me 5475 vota, 1074 më shumë se Partia Demokratike e vendit të dytë.
Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.