Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin për inceneratorin e Fierit. Apeli i GJKKO e ka kthyer ccështjen për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese.
Shkalla e parë e dënoi me 10 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Fierit. Me gjykim të shkurtuar Koka do të vuajë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg.
Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Për Bllakon edhe pse SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg, gjykata e shpalli të pa pafajshëm për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim dhe rikualifikoi veprën penale duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre.