Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Albana Koçiu dhe Irini Shehu manipulojnë tenderin 3.3 MLD lekë të Spitalit të Dibrës

Editor by Editor
November 29, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Albana Koçiu dhe Irini Shehu manipulojnë tenderin 3.3 MLD lekë të Spitalit të Dibrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se ndërrohen ministret e Shëndetësisë, oligarkët që përfitojnë fondet janë të njëjtët. Prandaj nuk çuditemi që drejtoresha Irini Shehu dhe ministrja e saj Albana Koçiu kanë shkelur rregullat e prokurimit në tenderin me objekt  “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër “Rrahim Xhika”, i cili është zhvilluar më datë 21 nëntor 2023. Këto lekë duhet të xhiroheshin patjetër në arkën e firmave të Arben Çelës dhe Renido Petritajt.

Sipas fotos më poshtë në spitalin e Peshkopisë do të riparohen lidhjet elektrike dhe do të bëhen rregullime të hidrosanitareve dhe sigurisht suvatimet dhe bojatisjet e fasadës. Për këto punime janë parashikuar të shpenzohen një fond madh prej 325,049,984 (Treqind e njëzet e pesë milionë e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, ku nuk përcaktuar vlera për secilin zë.

Nga dokumentet e tenderit bie menjëherë në sy se ky prokurim ka marrë një “Red Flag” dhe ky është alarm korrupsioni që vendos Open Data Albania për çdo aferë tenderuese ku shkelet ligji.

Në fillim janë regjistruar 8 operatorë ekonomikë për këtë tender, por 2 prej tyre kanë marrë pjesë në mënyrë fiktive.

Në përfundim këto dy kompani nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike, por kanë qenë thjesht fasadë e tenderit të manipuluar. Ndërkohë dy firma të tjera me ofertat më të ulëta janë përjashtuar menjëherë nga tenderi. Sëbashku me to, drejtoresha Irini Shehu ka skualifikuar edhe 3 firma të tjera.

Kështu në tryezën e saj mbeti vetëm zarfi me ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “RAFIN COMPANY” Shpk –“UDHA” Shpk. Tenderi iu dha këtyre dy kompanive, sigurisht pas konsultimeve me ministren Koçiu, e cila do ta hedhë në Facebookun e saj fillimin e këtij rikonstruksioni.

 

A do të bëhet vërtetë rregullimi i spitalit dhe a do të shkojnë këto para në projektin e prezantuar? Për këtë kemi dyshime. E sigurt është që puna nuk do të jetë cilësore dhe afati nuk do të arrihet.

Përfituesit

Dy firmat që kanë fituar këtë tender njihen për aferat me tenderët dhe për pronarët e fuqishëm që kanë.

“UDHA” Shpk është përmendur disa herë këto javët e fundit nga Gijotina.com pikërisht për aferat që firmos çdo ditë. Pronari i saj Arben Çela zotëron edhe firmën Vllaznia Ndërtim, ndërsa dikur ka qenë edhe kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak. Pas përplasjeve që nisën në PD, biznesmeni u mënjanuan dhe po krijon lidhje të mira me eksponentët e qeverisë. “Udha” do të duhej të skualifikohej nga tenderi, pasi në të njëjtën kohë (para një jave ka përfituar tenderin 700 milionë lekë nga kryebashkiaku Rakip Suli në Kamëz) ka marrë përsipër disa kontrata për punë publike. Në këto kushte pjesëmarrja e saj në këtë projekt zvarrit punimet dhe rrezikon afatin e kryerjes së investimit prej 2 vjetësh.

Ndërsa firma “Rafin Company” ka  pronar Renido Petritajn.

 

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tenderë publikë me një vlerë rreth 30 miliardë lekë ose 30 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim. Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë. Gjysmën e vlerës së tenderëve i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta për një lidhje klienteliste. Ndërsa tani shohim se ai po i shtrin rrënjët e aferave edhe në bashki të tjera dhe drejtoritë rajonale.

Pra, ministrja dhe drejtoresha nuk ua kanë dhënë rastësisht tenderin dy biznesmenëve, por e kanë paracaktuar fituesin në bazë të interesave që bien në konflikt me detyrën./Gijotina/

Previous Post

Esmaja habit shqiptarët: Jam tre muajshe shtatzënë

Next Post

Krizë në çiftin mbretëror? Leka shton dyshimet me veprimin e fundit

Next Post
Krizë në çiftin mbretëror? Leka shton dyshimet me veprimin e fundit

Krizë në çiftin mbretëror? Leka shton dyshimet me veprimin e fundit

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al