Arben Ahmetaj, ish-zv. Kryeministër, i shpallur në kërkim nga SPAK, thotë se nuk është arratisur nga Shqipëria, por ka qenë jashtë vendit për pushime me familjen e tij.
Në një intervistë për Syri TV, Ahmetaj tha se ndaj tij është zhvilluar luftë: juridiko-politike, mediatiko-politike dhe politike, ku shtrati i luftës është politika.
Ai tha se nuk është arratisur nga Shqipëria, nuk e ka ndihmuar askush. “Në momentin që është kërkuar imuniteti im, as shokët e mi, kolegët e mi, nuk uleshin as të pinin kafe, si në kohën e qoftëlargut”, tha Ahmetaj.
Ish-zv.Kryeministri tha se refuzoi të kthehej në Shqipëri, pasi i gjithë procesi kundër tij ishte i frymëzuar politikisht, ishte një goditje politike.
“Unë e kam humbur besimin te SPAK, pasi në dosjen që kam lexuar nuk ka prova dhe fakte, uroj që të mos humbas besimin te kjo që quhet drejtësia e re, megjithëse Inspektori i ILD-së, Artur Metani, e ka thënë që kemi një struktutë të reme të njëjtët njerëz”, tha Ahmetaj.
Ai tha se nuk ka pasur asnjë rol në rastin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, duke shtuar se “SPAK ka një dosje me 320 faqe, që bazohet vetëm te dyshime”.