Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Alibeaj akuzon Ramën dhe Veliajn për 7 vepra penale.
Alibeaj kallëzon Ramën dhe Veliajn për veprat penale “korrupsioni aktivë i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimi i detyrë”, “Shkelja e barazisë në pjesëmarrja në tendera ose ankande publike” etj.
Në lidhje me padinë, foli deputetja e PD-së Oriola Pampuri. Ajo tha se të gjitha akuzat janë në dokumentin e dorëzuar në SPAK.
“Të gjitha akuzat janë në dokumentin që kjemi paraqitur në SPAK. Të gjitha provat janë tashmë në kallëzim. Gjithçka e re do ju bëhet e ditur, kur SPAK të marrë nën hetim çështjen”, tha Pampuri.