Sot është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputet që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 14:30 drejtuesit politik të PS.
Kujtojmë se edhe në kampin blu kryedemokrati Sali Berisha do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë e partisë. Ndërsa në orën 19:00 Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të diskutuar po ashtu mbi listat e kandidatëve për deputet.