Duhet të ishte në burgun e Pogradecit për vjedhjen e fondeve të BE për bujqësinë me shoqet e saj dhe disa trafikantë kokaine, por ish drejtoresha e AZHBR, Frida Krica, është shfaqur këto ditë duke shijuar pushimet në resortin luksoz “MGallery Collection” në Green Coast, me shumë gjasa me paratë që u ka vjedhur fermerëve shqiptarë.
JOQ ka publikuar një foto të zonjës Krifca, e cila ndiqet nga pas bashkëshorti i dytë, DJ Erti Lutaj, përfitues i pasurive dhe parave publike pasi nisi të bashkëjetonte me ‘bareshën’ e bujqësisë. Shfaqja e një prej emblemave të korrupsionit elitar në resortin më luksoz në Shqipëri, është një sfidë për SPAK-un dhe opinionin publik.
Çmimi minimal për një natë në këtë hotel për një familje me katër persona nis nga 700 euro me mëngjes dhe shkon deri në 1,100 euro me mëngjes dhe darkë. Pushimet luksoze vazhdojnë pa asnjë shqetësim, madje thuhet se Krifca frekuenton një plazh privat të izoluar në krah të resortit, larg syve të publikut.
Qytetari që ka bërë denoncimin shprehet me ironi se Frida ka punuar fort për këtë ditë, ndërsa opinioni publik është i pafuqishëm përballë heshtjes së institucioneve. Në vend të hetimit dhe transparencës, shqiptarët përballen me imazhin e një ish-zyrtareje të akuzuar për korrupsion që shijon luksin mbi djersën e qytetarëve dhe fondet e fermerëve të varfër.
SPAK nuk ka dhënë asnjë njoftim për ecurinë e hetimeve dhe Krifca, si shumë të tjerë para saj, duket se do të mbetet e paprekur nga drejtësia. Ky është realiteti i Shqipërisë së vitit 2025, ku abuzimi shpërblehet me pushime në Palasë dhe heshtja është norma e re e drejtësisë.
Burri i dytë i Frida Krifcës, pasuria e dyshimtë
Erti Lutaj, i cili ka punuar si DJ, por i përfolur edhe për ‘punë të tjera’, është bashkëshorti aktual i ish ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Lutaj u shndërrua në biznesmen pasi nisi të bashkëjetonte me zonjën Krica. Çifti posedon një pasuri me vlerë qindra milionë euro me burim të dyshimtë.
Pasuritë e deklaruara janë 1 dyqan me vlerë 160 mijë USD, 100% në pronësi të saj; 1 një suitë të Kodra e Diellit në Tiranë me vlerë 223 mijë Euro e sipërfaqe 149 m2; kursime jashtë bankës në vlerë 8 milionë lekë; llogari bankare 17 mijë USD.
Ka blerë shtëpi 130 mijë, me kredi për 10 vjet, kundrejt këstit mujor 1340 Euro; dhe shtëpi tjetër 110 mijë Euro, me kredi tjetër 107 mijë Euro për 13.5 vite e këst mujor 805 Euro, kur pagën mujore e ka pasur dhe e ka 1300 Euro.
Ka 1 vilë 210 m2 me vlerë 660 mijë Euro dhe 1 apartament në Dhërmi, deklaruar nën kosto me vlerë 72 mijë Euro, me sipërfaqe 78.4 m2.
Bashkëshorti Erti Lutaj ka 5 biznese, të hapur në vitet 2019-2022, kur Frida Krifca ishte Drejtore e AZHBR dhe Ministre Bujqësie, për të cilët nuk ka dorëzuar bilance në tatime, por vetëm si “Person Fizik” thotë se ka 13 milionë lekë të ardhura.
Bizneset e tij janë “Tirana Media Lab”, “Lucom Projects”, “Lusaku” në ortakëri 50% me një shtetas nga Zvicra. Në muajin tetor 2020, kur Frida Krifca ishte Drejtore e AZHBR, deklaron se bashkëshorti i saj Erti Lutaj ka blerë edhe 3000 mijë m2 tokë arë në Farkë me çmim 10 Euro/m2, duke e bërë 11 mijë m2 tokë në total, ndërsa në dhjetor 2020 deklaron se ka shtuar 35 milionë lekë.
Pas njohjes me Frida Krifcën, DJ Erit i buzëqeshi fati dhe iu hapën shumë porta. Ai nisi të fusë duart në pronat dhe paratë publike. Aty ku shfaqej ndonjë pengesë, e zgjite Frida me një telefonatë ose mesazh të koduar.
Me kompaninë Lucom Projects, Erti Lutaj ka marrë 110 mijë euro para publike, por qindra mijëra euro dyshohet se i ka përfituar përmes nënkontraktimeve si rrjedhojë e ndikimit korruptiv të Krifcës.
Burri i parë i Frida Krifca, dora e zezë që nxori listën e pagave, i paguar nga rusët
Njeriu që u arrestua për blerje e të dhënave të shqiptarëve për pagat tek punonjësit e korruptuar të Tatimeve është Endri Ikonomi, ish burri i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e njohur edhe si ‘luleshtrydhja’.
Endri Ikonomi ishte administrator i kompanisë Credit 2 ALL. Kjo kompani sipas regjistrimit është krijuar në vitin 2017 nga një kompani qipriote, e cila një vit më vonë e shiti kompaninë për llogari të shtetasit rist Oleg Boyko, me pasaportë italiane që jeton në Zvicër.
Pronari i kompanisë Credit 2 ALL, oligarku rus Oleg Boyko është pjesë e listës së zezë së SHBA.Biznesmeni 60-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë. Një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”.
Figurat e krimit e korrupsionit morën fondet e BE për bujqësinë
Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.
Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Fondet e programit IPARD janë ndarë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e drejtuar nga Frida Krifca. Afera korruptive po hetohet nga SPAK, por ende nuk ka asnjë rezultat.
/Prapaskena/