Një ngjarje e ndodhur së fundmi në një stadium shqiptar ka rikthyer vëmendjen mbi të drejtën për përdorimin publik të simboleve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë bluzat dhe flamujt me këtë simbolikë.
Një qytetar që kishte veshur bluzën e UÇK-së u ndalua nga Policia e Shtetit, duke shkaktuar reagime të forta nga qytetarë, avokatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndërhyrja e policisë për të ndaluar tifozët që mbanin veshje apo flamuj me simbolin e UÇK-së, nëse nuk është e mbështetur në një akt të qartë ligjor, përbën tejkalim të kompetencave dhe mund të konsiderohet si shkelje e së drejtës për shprehje.
Postimi i plote nga Artan Manushaqa
Nje sqarim ligjor i bazuar mbi te drejten dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, lidhur me flamujt, simbolet dhe bluzat e UÇK-se ne stadium e kudo!
Veprimet e Policise se Shtetit, te urdheruara nga Edi Rama ushtar i Vucic dhe tradhetar i Kombit Shqiptar, per te hequr flamujt e vendosur dhe bluzat me simbolin e UÇK/Ushtria Çlirimtare e Kosoves, ne stadium, jane te paligjshme sepse jane te pabazuara ne ligj dhe Kushtetute.
1 UÇK nuk ka qene organizate e paligjshme apo terroriste, vete NATO dhe SHBA e pranuan e njohen dhe bashkepunuan edhe me simbolet e saj, prezente edhe sot, per Çlirimin e Kosoves dhe dhenies fund te genocidit, krimeve te luftes dhe krimeve kunder njerezimit, nga makineria vrasese serbe e Milloshevic.
2 Edhe sot s’ka asnje ligj, kombetar apo nderkombetar qe ta perkufizoje UÇK si organizate terroriste. Ka akte ligjore ne interpretim nga Serbia qe ky flamur perbene provokim, por e kane ata jo ne, edhe ata nuk kane asnje akt jurdik nderkombetar ku t’a bazojne kete percaktim, por e kane bere me vetepercaktim. E drejta e tyre, por ne nivel nderkombetar ata s’kane asnje akt juridik ku te bazohen ( nese ata ja kane kerkuar FSHF dhe shtetit shqiptar ).
3 Flamuri i UÇK-se, apo simbolet e saja, nuk jane anti ligjore apo antisportive. Paraqitja apo perdorimi i tyre dje e kurdohere e kudo, edhe ne stadium, bazohet ne Nenin 22 pika 1 e Kushtetutes se Shqiperise, e cila shprehet se; LIRIA E SHPREHJES ESHTE E GARANTUAR, dhe flamujt e UÇK apo simbolet e saja, jane legjitime e kushtetuese per t’u perdorur, qofshin keto edhe veshje, bluza, e askush s’ka te drejte t’a cenoj kete liri e te drejte vetjake apo kolektive kushtetuese, pasi nuk ka shkak ligjor te paligjshem, pekundrazi eshte e ligjshme dhe kushtetutese.
4 Kerkesat e federatave te tjera, lidhur se cila perben rrezik apo provokim ne token shqiptare e percakton vete autoriteti publik shqiptar, e ne kete rast autoriteti shteti, policia, kupola urdherat jane te paligjshme, pasi nuk ka baze ligjore, qofte direkte apo indirekte per te bere kete represion sic shihet ne video
I kerkoj djemeve te policise edhe kur marin urdhera te jene me te kujdeshem ne raste te tilla ( une e kuptoj poziten e tyre ).
Shikoni kete patronazhistin, se me sa zell i sulet, per te zbatuar urdherin e paligjshem ndaj vellaut te tij, qe ka veshur bluzen e UÇK-se, e cila i dha lirine jo vetem Kosoves por Shqiperise e mbare Shqiptarise, dhe simbolet nuk shprehin asnje lloj ksenofobie, rracizem, apo “.terrorizem “, ndaj fqinjeve tane lindor ne vecanti.
Ka komunikim, ka negocim, ka sjelle te qete nga ana e policise, se po flasim per ceshtjet sensitive kombetare ne kete rast, e duhet shume kujdes edhe kur mer urdhera te paligjshem, te cilat nuk zbatohen edhe sipas Kodit Penal.
Shume pak nga ju miq te mi e dine se une ne fillim te Qeshorit 1999 ende pa mbushur 19 vjec, jam nisur per t’ju bashkuar UÇK, nga Greqia, por jam ndaluar nga autoritetet greke ne Omonia ( aty ka qene nje pike qe mblidheshin djem nenesh e kalonin nepermjet Maqedonise per tju bashkuarUÇK, une vija nga Kreta…) me pas ne tentativen e dyte ato dite mesi Qeshorit per t’ju bashkuar UÇK, lufta perfundoi fale ushtrise clirimtare te Kosoves UÇK dhe bombardimeve te NATO-s.
Po e mbyll duke sqaruar opinionin publik se nuk ka asnje shkelje ligjore ne veshjen e bluzave apo flamujt ne stadium me simbolin e UÇK por edhe kudo ku ju i vishni e perdorini.
Veprimi i policise per heqjen e ketye simboleve dhe dhuna e perdorur ndaj tifozave eshte antikushtetuese, antiligjore dhe represive.
Do t’ju bej kerkese grupimeve te Tifozave Panshqiptare Kuq e Zi, qe t’a cojme ne gjykate kete rast te simboleve dhe bluzave te UÇK, e do t’a fitojme, e une do ta bej falas kete perfaqesim si avokat.
Kush ka sugjerime e rekomandime te me shkruaj!
Jeni te mirepritur, Shqiperine s’kemi per t’a lene ne doren e faqezinjeve dhe tradhetareve. Tifozat nuk i lene ne stadium, ju heqin bluzat, ju heqin flamujt e kombetares, te ligjshem, dhe i perzene dhunshem nga stadiumi.
Kjo paligjshmeri dhe papergjegjshmeri e shtetit dhe arrogance ndaj tifozave te Kombetares Shqiptare, s’mund te tolerohet me. 🇦🇱