Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I plagosuri në burgun e Peqinit: Ja sa më ofruan për vrasjen e Arben Lleshit

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
I plagosuri në burgun e Peqinit: Ja sa më ofruan për vrasjen e Arben Lleshit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Indrit Shaqja, i cili u plagos nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit të premten e kaluar, tregon se i është ofruar 200 mijë euro për helmimin e shokut të qelisë Arben Lleshi. Ky i fundit u ekzekutua nga Mjacaj me armë zjarri brenda burgut të sigurisë së lartë.

Në dosjen e prokurorisë së Elbasanit dërguar në gjykatë, paraqitet dëshmia e Indrit Shaqjas. Ai ka deklaruar se ka qenë në ambientet e dhomës duke gatuar kur polici i kollonës e ka thirrur dhe i ka thënë se e kërkonte Sokol Mjacaj: Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit.

Shaqja deklaroi se ka qenë në ambientet e dhomës duke gatuar kur polici i kollonës e ka thirrur dhe i ka thënë se e kërkonte Sokol Mjacaj: Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit.

Në atë moment Indrit Shaqja tregon se ka dalë dhe është afruar për të parë se kush e kërkon dhe aty ka parë se ishte Sokol Mjacaj, i cili i ka thënë: O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka.

Në atë moment, Indrit Shaqja shton se është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin dhe i ka thënë të shkonte në dritare se e donte Sokoli.

“Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshin që po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor. Ndërkohë Indriti e ndoqi me vrap. Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin për të mos e ndjekur, sepse nuk e dinin çfarë po ndodhte. Sokoli i thoshte ‘mos u afro se do të të vras dhe ty’. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë kohës që ka qenë në burg ka gjetur dy herë në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit, me të njëjtën përmbajtje, se “do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ta kryesh për vrasjen e Arben Lleshit”.

“Nëse je dakord na kthe përgjigje”, shkruhej në letër, sipas tij.

Ai ka deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilat deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

“Kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i kam prishur për shkak se përbuzte fenë”, tha Shaqja.

Në vijim ai ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit ku e paralajmëronte se “për kokën tënde po plagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.

Previous Post

Skema/ Si i fshehin miliardat e vjedhura Erjon dhe Arbër Veliaj

Next Post

“Armën e fshehu në kutinë e qumështit…” Zbardhet DËSHMIA e drejtorit të burgut të Peqinit

Next Post
“Armën e fshehu në kutinë e qumështit…” Zbardhet DËSHMIA e drejtorit të burgut të Peqinit

“Armën e fshehu në kutinë e qumështit…” Zbardhet DËSHMIA e drejtorit të burgut të Peqinit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al