Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema/ Si i fshehin miliardat e vjedhura Erjon dhe Arbër Veliaj

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Skema/ Si i fshehin miliardat e vjedhura Erjon dhe Arbër Veliaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse nuk e dinit, Erion Veliaj ka një vëlla më të vogël të quajtur Arbër Veliaj. Për më të voglin e vëllezërve Veliaj jo pa shkak nuk ju ka rastisur të lexoni pasi çdo artikull investigativ mbi pastrimin e parave që i bën të vëllait me paratë që i vjedh popullit, është zhdukur nga çdo media e shitur rilindase me urdhër nga lart.

Dikur ka patur denoncime të lehta edhe nga opozita për veprimtarinë e kompanive të Arbër Veliajt, por duke qenë se opozita në Shqipëri është e shitur për vete, kryebashkiaku vazhdon vjedhjen i qetë e ndërkohë që ky mision i ka mbetur mediave, Altin Dumani i SPAK lëpihet në prehrin e eprorëve të kapë ndonjë kockë.

Veliaj Junior është lavatriçja personale e kryebashkiakut, më e madhja e pastrimit të parave të taksave të qytetarëve të Tiranës. Skema që Veliaj ka implementuar për të vëllain është e mirëmenduar, pasi ka bilance të brendshme me shifra të frikshme në mënyrë që të mos lërë gjurmë publike për veprimtarinë e tij.

Gogel është kompania me objekt veprimtarie marketingun dixhital në pronësinë e Veliaj Junior e cila shërben si kamufluese në skemën e përfitimit të miliardave nga taksat e popullit. Kjo kompani nuk funksionon rëndom si ato të oligarkëve të cilët përgjigjen me firmë e me vulë për përfitimin e parave publike. Por shërben si “spond” i përfitimit të parave nga bizneset më të mëdha shqiptare në xhepin e Veliajve.

Arbër Veliaj e nisi kompaninë sapo i vëllai u emërua ministër i Mirëqenies Sociale në kabinetin Rama 1. Ironik është fakti se ky biznes “mbijetese” për Arbërin nisi me fitim 30 mijë lekë dhe më pas u fry disa mijëra fish duke ngrënë nga paratë publike.

Skema është e tillë: Veliaj i kalon tenderat kompanive përfituese të parave publike dhe këto të fundit si klientë i derdhin paratë në kompaninë e Arbër Veliajt i cili u bën fushatat e marketingut. Pagesat marramendëse janë të brendshme midis Bashkisë Tiranë-Bizneseve të oligarkëve-Gogel.

Ideja është e tillë, çdo aktivitet që bashkia Tiranë bën në bashkëpunim me sponsorat e tij për çdo event, një pjesë e pagesave të bizneseve shkon për kompaninë e të vëllait që kujdeset për marketingut dhe paraqitjen vizuale të marketingut.

Në çdo event dhe jo vetëm, bizneset kanë kontrata të lidhura me Gogel dhe i japin një përqindje kompanisë së Arbër Veliajt. Bizneset e oligarkëve shpërblehen dhe marrin pjesën e tyre nëpërmjet tenderave të dhëna nga Veliaj, paratë publike të taksapaguesve shqiptarë. Pra me pak fjalë, dalin të gjitha palët të fituar me xhepat plot, përpos popullit të zhvatur për interesat e dyshes Veliaj.

Një tjetër kompani që thuhej se ka qenë në pronësi të Arbër Veliajt është EAG Communications e cila kishte adresë të njëjtë me Gogel dhe përfitonte tendera publikë e kamufluar në emër të një tjetër personi të quajtur Gentian Skënderaj. Pasi denoncimi u bë publik kjo kompani ndryshoi emër në EGGRA Albania, dhe Skënderaj ia shiti pronarit të ri Klodjan Jaupi.

 

Pasi u bë publike lidhja me Arbër Veliajn, kjo kompani stopoi së përfituari tendera publike.

HYRJE/ KLIENTËT

Pak vite më parë, me ardhjen e Rita Orës apo Ermal Metës në Tiranë vepër e Veliajt i kushtoi popullit disa qindra mijëra euro, ishin stisur për vëllain e kryebashkiakut. Kështu në rastin e Orës, kompania që bashkëpunonte me Veliajn ishte Albtelecom (po ashtu klient aktual i Gogel) dhe kushtoi mbi 150 mijë euro ardhja e këngëtares të performonte në kryeqytet, shumë kjo ku një pjesë e mirë është përfituar nga Arbër Veliaj.

Gogel ka klientë disa biznese me bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Tiranë. Një ndër ta siç e përmendëm më lart, është Albtelecom ku Gogel është krijuesi i disa fushatave të marketingut. Por Albtelecom financohet po ashtu nëpërmjet tenderave publike nga Bashkia Tiranë në shifra të frikshme. Se sa % nga tenderat që merr Albtelecom nga Erion Veliaj i përkasin Arbër Veliajt, llogarinë bëjeni vetë,

Janë mbi 2.7 Miliard Lekë para publike të dhëna vetëm nga Bashkia Tiranë-Albtelecom, pa llogaritur këtu institucionet e tjera shtetërore, bashkëpunimet me operatorë të tjerë ekonomikë apo derdhjet e Thesarit të Shtetit.

/Joq Albania/

Previous Post

Itali – Shqiptari sulmon me hanxhar pronarin e një lokali/ VIDEO

Next Post

I plagosuri në burgun e Peqinit: Ja sa më ofruan për vrasjen e Arben Lleshit

Next Post
I plagosuri në burgun e Peqinit: Ja sa më ofruan për vrasjen e Arben Lleshit

I plagosuri në burgun e Peqinit: Ja sa më ofruan për vrasjen e Arben Lleshit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al