Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vuçiç shpall fitoren në zgjedhje, shqiptarët sigurojnë një vend në parlament

Editor by Editor
in KRYESORE, Rajoni
0
Vuçiç shpall fitoren në zgjedhje, shqiptarët sigurojnë një vend në parlament
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se partia e tij po shkon drejt shumicës absolute. Partia e tij Progresive Serbe ka fituar pothuajse 47% të votave, në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.

Rezultatet brenda natës nga 8,273 qendrat e votimit të Serbisë konfirmuan epërsinë e partisë në pushtet, megjithëse parashikimet në vetë kryeqytetin i dhanë asaj një diferencë shumë më të ngushtë fitoreje prej katër pikësh.

Vuçiç deklaroi se “Serbia e tij nuk duhet të ndalet”; lista zgjedhore po shkonte për 127 vende në Asamblenë Kombëtare prej 250 vendesh.

“Detyra ime ishte të bëja gjithçka në fuqinë time për të siguruar një shumicë absolute” ai u tha mbështetësve, edhe pse ai vetë nuk kandidonte për zgjedhje. Ai shoqërohej nga kryeministrja Ana Brnabiç dhe nga lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik.

Më herët Branbiç hodhi poshtë akuzat e opozitës për parregullsi dhe blerje votash, dhe ndikimin e SNS-së te votuesit, dhe në të njëjtën kohë akuzoi partitë opozitare për shkelje të rregullave zgjedhore.

Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23.1 për qind të votave apo 63 ulëse. Shpresa e tyre më e madhe është të sfidojnë partinë e presidentit në Beograd në zgjedhjet lokale të së dielës.

Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, me 6.9 për qind të votave apo 19 ulëse. Daçiç ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partinë e Vuçiqit.

Sipas sondazheve, nga listat e komuniteteve, Shaip Kamberi e ka siguruar një ulëse të komunitetit shqiptar, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë gjashtë ulëse, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tri ulëse dhe një ulëse ka fituar Partia Ruse.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Një total prej 18 partive dhe aleancave kanë garuar për të fituar mbështetjen e 6.5 milionë banorëve, me të drejtë vote, për përfaqësim në Parlamentin me 250 ulëse. Pragu për të hyrë në Parlament është 3 për qind.

Fillimisht numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.

Previous Post

Vrasja që tronditi Amerikën/ Autori ishte liruar nga prokurori i Sorosit

Next Post

EMRI/ U plagos me armë zjarri, zbardhet identiteti i ‘shënjestrës’ në Shkodër

Next Post
EMRI/ U plagos me armë zjarri, zbardhet identiteti i ‘shënjestrës’ në Shkodër

EMRI/ U plagos me armë zjarri, zbardhet identiteti i ‘shënjestrës’ në Shkodër

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026
Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al