Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Të ndarë në Serbi! Lugina e Preshevës garoi me dy lista, pjesëmarrje e ulët

Editor by Editor
in Rajoni
0
Të ndarë në Serbi! Lugina e Preshevës garoi me dy lista, pjesëmarrje e ulët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garuan të ndarë me dy lista.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, e kryesuar nga deputeti Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, me përfaqësues kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin.

Ndërsa votimet pritet të mbyllen në orën 20:00, pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje ishte e ulët. Mbi pesë mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në Preshevë, deri në orën 16:00, ose 11.71 për qind, sipas Komisionit Komunal Zgjedhor. Ndërkohë në Bujanoc kanë votuar 27.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha se pjesëmarrja e ulët është rezultat i përçarjes së Shqiptarëve të Luginës, ndërkohë që akuzoi edhe për ndikim nga Kosova.

“Atmosfera është shumë e dobët për të dërguar një deputet atje sepse nuk ka faj votuesi, e kemi fajin ne, po e shti edhe vetën edhe pse kam dhënë gjithçka për t’u unifikuar, por është një politikë egocentrike, e cila mbështetet nga Kurti tash dy vite dhe sot është rezultati. Ju thoni 10 mijë apo 11 mijë, por unë them edhe varësisht dajes në tërë Serbinë, ndoshta mund të jetë numri edhe më i lartë për të dërguar një deputet në parlament, kështu që kjo duket shumë e pa arritur”, përfundoi kryetari i Preshevës.

Nga ana tjetër deputeti Shaip Kamberi tha se nuk është faji as i Kosovës dhe as i Shqipërisë që që shqiptarët në Luginën e Preshevës po garojnë në zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë të kalojmë censusin e nevojshëm për të pasur një mandat. Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, tha ai.

Pavarësisht deklaratave të politikanëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, bënë thirrje për pjesëmarrje sa më masive me qëllim t’i kundërpërgjigjen “në mënyrën më të duhur dhe demokratike politikës shoviniste të Beogradit”.

Të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë e kishin edhe serbët e Kosovës, por ndryshe nga sa ka ndodhur deri në vitin 2020 ata nuk u lejuan nga qeveria e Kosovës të votojnë brenda territorit të saj.

Kjo i ka detyruar serbët e Kosovës të nisen me autobusë e të votojnë në 4 qytete në jug të Serbisë.

 

Previous Post

E plagosën në burg, kush është Tik Kalemi dhe biznesi i tij?!

Next Post

VIDEO/ Qazim Laçi shpërthen nga gëzimi, tund rrjetën në fitoren e Spartës së Pragës

Next Post
VIDEO/ Qazim Laçi shpërthen nga gëzimi, tund rrjetën në fitoren e Spartës së Pragës

VIDEO/ Qazim Laçi shpërthen nga gëzimi, tund rrjetën në fitoren e Spartës së Pragës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta që “u bë” ujë në maune/ Dyshime për mashtrimin Shqipëri-Kosovë, a po heton SPAK?

Nafta që “u bë” ujë në maune/ Dyshime për mashtrimin Shqipëri-Kosovë, a po heton SPAK?

October 22, 2026
Rama nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama nis “spastrimet”! U kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al