Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detajet nga plagosja në burg, kush donte ta vriste Tik Kalemin?!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Detajet nga plagosja në burg, kush donte ta vriste Tik Kalemin?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku u plagos me thikë 52-vjeçari shqiptar Andrea (Adriatik) Kalemi nga Tepelena, brenda burgut të Koridhalos në Greqi.

Autoritetet greke kanë dyshime të forta se autori 28-vjeçar egjiptian është paguar nga persona të tjerë për të kryer krimin. Pas krimit, atij iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon.

Mediat fqinje raportojnë se egjiptiani kishte në telefon foton e Andrea (Adriatik) Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar që ta vriste. Sapo ka parë foton e shqiptarit, ai ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur.

Telefoni egjyptianit u gjet i thyer dhe nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë. Andrea (Adriatik) Kalemi do të fitonte pas disa ditësh lirinë. Autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos.

Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, teksa autori akuzohet për tentativë vrasjeje. Burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar ditën e djeshme për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.

Kjo ishte hera e dytë që tentojnë ta ekzekutojnë 52-vjeçarin shqiptar brenda vitit. Andrea (Adriatik) Kalemi i shpëtoi një atentati më 9 gusht të këtij viti në ishullin Paksos, ku u qëllua me 10 plumba, teksa ndodhej me familjen për pushime. Autori dyshohet se kishte mbërritur në ishull me jet-ski dhe ende nuk është identifikuar.

Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë helene. Pas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.

Andrea (Adriatik) Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i ekzekutuar me bombë me telekomandë pranë rrethrrotullimit të TEG në Qershor të vitit 2022. Pas këtij krimi dyshohet se qëndronin njerëzit e Edmond Papës, i cili u ekzekutua nga njerëzit e Sadikajt më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë.

Dyshohet se dhe Andrea (Adriatik) Kalemi ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

 

Previous Post

Babai në gjendje të rëndë, vëllai ndërron letrat e shtëpisë

Next Post

Spektakël pa gola, United dhe Liverpool bëjnë paqe në “Anfield”

Next Post
Spektakël pa gola, United dhe Liverpool bëjnë paqe në “Anfield”

Spektakël pa gola, United dhe Liverpool bëjnë paqe në “Anfield”

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

June 4, 2026
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al