Friday, May 16, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy drejtorë që fshehën mëkatet e Manastirliut dhe Ballukut, 20% e koncesioneve nuk monitorohen

Editor by Editor
December 13, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dy drejtorë që fshehën mëkatet e Manastirliut dhe Ballukut, 20% e koncesioneve nuk monitorohen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave nuk publikon për dytin vit radhazi raportin për monitorimin e koncesioneve, ndërkohë, dy institucione marrin fonde vetëm për këtë qëllim. Ato janë Drejtoria e Koncesioneve dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO), të dyja në varësi të Ministrisë së Financave.

Dy drejtorët që fshehin raportin e koncesioneve

Në fund të gjashtëmujorit të parë të çdo viti, Ministria e Financave është e detyruar që të publikojë raportin vjetor të mbikëqyrjes së kontratave koncesionare për vitin paraardhës.

Sipas burimeve të Gijotina.com raporti nuk publikohet sepse institucioni që e përgatit atë, Drejtoria e Koncesioneve në Ministrinë e Financave nuk është e plotësuar me staf. Pra, qeveria që u jep buxhetin e shtetit koncesionarëve, nuk emëron specialistë që të monitorojnë këto shpenzime.

Kjo drejtori u ngrit me kërkesën e Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe duhej të shërbente si barrierë për të mos lejuar miratimin e projekteve koncesionare pa leverdi ekonomike për buxhetin.

Drejtori përgjegjës që duhet të kishte punuar vitin e kaluar për përgatitjen e raporteve është Edmond Ahmeti. Drejtoria e Ahmetit përbëhej nga 8 ekspertë, të cilët do të analizonin çdo projekt koncesionar. Ndoshta të trembur nga hetimet SPAK për koncesionet, të gjithë punonjësit e saj ose janë dorëhequr ose janë larguar me presion ministri i ri Ervin Mete. Aktualisht Drejtoria e Koncesioneve në Ministrinë e Financave ka ngelur me vetëm një punonjës, ndërsa është një drejtor i komanduar.

Ndërkohë, Emiljano Gjika u emërua nga qeveria në korrik të vitit të kaluar në postin e Kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Kjo agjenci varet nga ministri Mete, por nuk ka  prodhuar asnjë raport zyrtar për mbarëvajtjen e kontratave të koncesioneve.

Pse fshihet raporti i koncesioneve?

Gjatë vitit të kaluar, këto kontrata përfituan sëbashku 11.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit si dhe një sasi jo të njohur të ardhurash të paguara nga shqiptarët përmes tarifave të shërbimeve, të cilat ofrohen në kushtet e monopolit faktik.

Disa nga këto kontrata koncesionesh kanë ngecur. Afati i dorëzimit të kontratës për ndërtimin e Rrugës së Arbrit u shty deri në vitin 2025, ndërsa ecuria e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është gjithashtu e panjohur. Ministria nuk ka bërë të ditur nëse deklaratat e kompanisë koncesionare në raportin e vitit 2020 se incineratori po pret 30 milionë euro pajisje, është materializuar apo jo. Dimë vetëm që SPAK ka nisur hetimet për këtë koncesion.

Asnjë nga këta dy drejtorë nuk e ngriti zërin kur në fillim të vitit u zgjat koncesioni i pullave tatimore, i kundërshtuar gjerësisht nga biznesi.

Ndërkohë, Ministria e Financave ka rritur shpenzimet për Koncesionet dhe kjo situatë parashikohet të vazhdojë edhe për 2 vitet e ardhshme. Kjo shtesë bëhet në mungesë transparence dhe sjell risk të lartë fiskal. Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi që ka kryer së fundmi në Ministrin e Financave dhe Ekonomisë ka konstatuar abuzimet e bëra me pagesat e koncesioneve.

Fillimisht bie në sy se pas vitit 2020, ku vendi u përfshi nga pandemia e Covid-19, MFE në vend që të merrej me krizën ekonomike e ka thelluar më shumë atë duke rritur financimet për PPP-të. Konkretisht tregohet, se në vitin 2021 financimet janë rritur me 19.6% një vlerë e konsiderueshme. Shtesë është bërë edhe në pagesat e koncesioneve vitin 2022 me 9%.

“Kontratat koncesionare/PPP që rezultojnë me rritje pagesash për periudhën 2020-2022 janë:

-kontrata “Përmirësim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajtje e Rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum-Dukat (Ura e Shën Elizës)”;

-kontrata “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë”;

-kontrata “Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë (Check-up)”;

 -kontrata “Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril një përdorimesh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale)”;

 -kontrata “Ofrimi i shërbimit të dializës”; kontrata “Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore”, tregohet në raport.

Risk i shtuar 

Audituesit vlerësojnë se pavarësisht kontratave aktive dhe pagesave të rregullta sot nuk ka një vlerësim për efektivitetin apo eficiencën e tyre. Madje ngrenë alarmin për një risk të lartë edhe për dy vitet e ardhshme.

“Rritja e shpenzimeve për kontratat koncesionare/PPP nga viti në vit përbën një risk fiskal për buxhetin, për më tepër që në mungesë të treguesve të matshëm të performancës së tyre bën të diskutueshme dhe arritjen në kohë të objektivave të tyre me eficiencë, ekonomicitet dhe efektivitet. Gjithashtu duke qenë se këto kontrata koncesionare/PPP janë me mbështetje buxhetore dhe koncesionari nuk ka përgjegjësi apo angazhim financiar, këto shpenzime nga ana e buxhetit të shtetit janë një borxh i fshehur për vitet në vijim”, thekson KLSH.

Mungesë transparence

Më tutje Kontrolli i Lartë i Shtetit tregon se në këto vite, por edhe për programet e viteve që vijnë, MFE po vepron më mënyrë aspak transparente lidhur me PPP-të. Sipas ligjit,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë prej vitesh ka detyrimin e raportimit të ecurisë së koncesioneve në funksion të monitorimit që kryen çdo vit edhe si kërkesë e mëparshme e institucioneve ndërkombëtare.

Sipas këtij rregulli çdo vit një raport i posaçëm shoqëron buxhetin faktik, ku jepen detaje specifike për çdo kontratë koncesionare.  Ky raport ende nuk është publikuar në faqen e Ministrisë  dhe audituesi e ka cilësuar mospublikimin e këtij raporti si mungesë transparence. Për këtë sigurisht mban përgjegjësi edhe ish-ministrja Delina Ibrahimaj edhe ministri aktual i Financave, Ervin Mete, pa llogaritur dy drejtorët që i përmendëm më lart.

“Nga auditimi konstatohet se për vitin 2023 nuk është publikuar raporti i Performancës së Kontratave të Koncesionit dhe të Partneritetit Publik Privat për vitin 2022. Monitorimi i risqeve fiskale dhe buxhetore që burojnë nga kontratat e koncesionit/PPP dhe publikimi është përcaktim i pikës 7 të nenit 10 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar dhe udhëzimit plotësues nr. 2 datë 19.01.2023 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2023”.

Ky raport përfshin mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të ecurisë dhe performancës financiare dhe jofinanciare të kontratave të koncesionit/PPP dhe synon të sigurojë që risqet kryesore fiskale nga kontratat e koncesionit/PPP janë identifikuar dhe raportuar në mënyrë sistematike.

 Për sa më sipër mos-publikimi i këtij raporti dhe mungesa e raportimit të tij

bashkëlidhur Raportit mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2022, cilësohet mungesë transparence nga ana e MFE dhe veprim në kundërshtim me: pikën 7 të nenit 10 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar dhe shkronjën c, të pikës 126.3, të kapitullit IV “Raportimi dhe monitorimi i risqeve fiskale nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe njësi të tjera të sektorit publik” të udhëzimit plotësues nr. 2 datë 19.01.2023.”, evidenton KLSH.

E gjithë kjo do të thotë që diçka po kurdisët prapa krahëve të opinionit me taksat e qytetarëve për fondet e koncesioneve për vitet e ardhshme.

Çfarë bën Drejtoria e Koncesioneve?

Në këtë situatë lind pyetja se çfarë bën Drejtoria e Koncesioneve, sepse KLSH ka konstatuar një neglizhencë totale të saj ndaj detyrave që i takojnë?!

Konkretisht, KLSH konstaton se nga ana e Drejtorisë së Auditit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, janë evidentuar problematika të rëndësishme me impakt të mundshëm në buxhetin e shtetit, sa i takon kontratave koncesionare, veprimtarisë së Drejtorisë së Koncesioneve, si dhe veprimtarisë së Drejtorive të tjera lidhur me dhënien e mendimit/opinionit brenda fushëveprimit të tyre mbi kontratat koncesionare.

Ndërsa vihet re se ka informacion të cunguar mbi 8 kontrata koncesionare kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Infrastrukturës.

“Nuk ka gjurmë të analizës së hollësishme ekonomike-financiare, nga Drejtoria e Koncesioneve, por është mjaftuar vetëm në studimin e fizibiltetit të paraqitur nga Autoriteti Kontraktor. Për veprimtarinë deri më 31.12.2021, nga 228 kontrata efektive konçesioni/PPP, nga 15 kontrata me mbështetje buxhetore Autoritetet Kontraktore kanë raportuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë vetëm për 7 kontrata ose në masën 46.7% dhe për 8 kontrata 347 ose 53.3% të kontratave me mbështetje buxhetore nuk ka informacion. Për 8 kontratat që nuk ka informacion në 4 kontrata Autoritet Kontraktor është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe për 4 kontrata Autoritet Kontraktor është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Pra, në këto vite kjo drejtori ka fshehur abuzimet e ministreve Ogerta Manastirliut dhe të Belinda Ballukut.

Ministra e Financave nga 228 kontrata koncesionare janë monitoruar vetëm 184 prej tyre. 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor. Gjithashtu Ministria e Financave dështoi të publikojë raportin e monitorimit për 184 kontratat e monitoruara edhe pse ka ndërmarrë angazhim ligjor për këtë veprim. Sakaq kontratat PPP janë projektet më të financuara në zërin e pagesave të thesarit të shtetit. Pas këtyre informacioneve, kuptojmë se dy drejtorët e koncesioneve mbyllën gojën para abuzimeve me koncesionet nga dy ministre të fuqishme, Belinda Balluku dhe Ogerta Mamastirliu, si dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj që gjendet në arrati, i akuzuar për korrupsion./Gijotina/

Previous Post

Bien dy pistat për miqësore, FSHF në kërkim të rivalëve të rinj për sfidat e marsit

Next Post

Arrestohet në Turqi biznesmeni me pasaportë dhe emër shqiptar, zbulohet edhe identiteti rus. Dyshohet se kërkohet edhe nga…

Next Post
Arrestohet në Turqi biznesmeni me pasaportë dhe emër shqiptar, zbulohet edhe identiteti rus. Dyshohet se kërkohet edhe nga…

Arrestohet në Turqi biznesmeni me pasaportë dhe emër shqiptar, zbulohet edhe identiteti rus. Dyshohet se kërkohet edhe nga…

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Meloni e quan “të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

Meloni e quan “të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

May 16, 2025
“Na solle një shi”, Rama ‘thumbon’ Starmer, kryeministri britanik: Kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diell…

“Na solle një shi”, Rama ‘thumbon’ Starmer, kryeministri britanik: Kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diell…

May 16, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al