Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë Mirush Kabashi

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arti shqiptar në zi, ndërron jetë Mirush Kabashi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i trishtë për botën e artit dhe jo vetëm. Këtë të martë të 5 dhjetorit është ndarë nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi. Lajmi është bërë me dije nga vetë familjarët e tij, të cilët njoftuan me një pikëllim të thellë.

“Të nderuar miq, kolegë dhe aashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Është pak të thuhet se Kabashi ishte një artist i njohur. Ai la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma.

Jo vetëm kaq, ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Kontributi i tij është i larmishëm, si në filmografinë shqiptare e ashtu në teatër, të cilit i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij.

Kabashi lindi në vitin 1948 në qytetin e Shkodrës, me origjinë nga një familje gjakovare nga i ati. Por ai u rrit në Durrës.

Në 1970 u diplomua aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993.

Me pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

 

Previous Post

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 5 Dhjetor 2023

Next Post

Vesa flet për mesazhet kërcënuese që ka marrë pasi doli nga “BBVK”

Next Post
Vesa flet për mesazhet kërcënuese që ka marrë pasi doli nga “BBVK”

Vesa flet për mesazhet kërcënuese që ka marrë pasi doli nga “BBVK”

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

I riu u godit me plumb gome në sy, deputetja Marjana Koçeku: Pushteti vazhdon ta trajtojë trupin e qytetarit si vendin ku duhet të ngulitet frika

October 24, 2026
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al