Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ylli Pata: Kë do djegë zjarri që u ndez në mes të Parlamentit?

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Ylli Pata: Kë do djegë zjarri që u ndez në mes të Parlamentit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka akt më ekstrem sesa ndezja e zjarrit në Parlament. Deri tani, krahasuar me rajonin, e mbante vendin e parë opozita e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt që përdorën bombat tymuese për një kohë të gjatë. Por ata kishin një objektiv për këtë ; të ndalonin që në Parlamentin e Kosovës të miratohej ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Dhe e ndaluan, por që më pas, e pësoi edhe qeveria e Ramush Haradinajt, i cili u bë kryeministër falë bombave tymuese, por edhe ajo e Albin Kurtit, që gjithashtu u bë falë asaj mënyre agresive të opozitës guerilje.

Po si Ramush Haradinaj, ashtu edhe Albin Kurti, kanë miratuar të gjithë ato ligje, të cilat i bllokuan me forcë dhe me tym në Kuvendin e Kosovës. Ramushi miratoi demarkimin e kufirit me Malin e Zi, e sot Albini i tha OK Asociacionit të Komunave Serbe.

Pra e gjithë ajo luftë shkoi kot për njerëzit që mbështetën Ramushin e Albinit, përveç të dyve që morën spaletën e “Pashait të Kosovës”.

Megjithatë, guerrilja nuk shkoj përtej tymit, si ekstremitet. Zjarri në Parlament, është një përjashtim, madje ka vetëm një precedent. Atë të Rajshtagut gjerman, para nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Ku paramilitarët e SS-ve dogjën parlamentin gjermane, e i vunë fajin komunistëve dhe socialdemokratëve gjermanë. Rast tjetër kur zjarri ka rënë në Parlament nuk ka.

Sepse ajo kurajo e madhe, kur me një shkrepse ndez letrën e më pas e vendos atë në turrën e karrikeve prej druri për të kthyer sallën e Kuvendit në një ferr ku të piqen kusht të mundet, është pikërisht akti i mos kthimit mbrapsht.

E me këtë akt, Sali Berisha, sipas të gjitha gjasave ka dashur të tregojë objektivin e tij politik. i cili tashmë është një rrugë e mos kthimit. Është një rrugë që si qëllim ka vetëm zjarrin e shkatërrimin e këtij pushtetit.

Pra është një betejë finale dhe fatale, ku siç u shpreh vetë Berisha: sot arriti sukses me ndezjen e zjarrit, nesër ky sukses do të quhet kur flakët do të gëlltisin pushtetin e Edi Ramës.

Në fjalë të thjeshta, doktori, kërkon të komunikojë me Edi Ramën, i cili deri tani e ka injoruar dhe vazhdon ta injorojë, duke mos e quajtur faktor politik. E një personi që nuk e dëgjon, doktori i ka treguar zjarrin.

I cili është akti final i një komunikimi ekstrem: zjarri njërin do të djegë. Ose zjarrvënësin, ose palën tjetër që nuk i hap rrugën zjarrvenësit. Në rastin e Rajshtagut, të gjithë i hapën rrugë të çmendurit Adolf, i cili i vuri zjarrin Europës më pas. Por çmimi ishte shumë i lartë.

Previous Post

“Broja me potencial”, Salihi: Italia speciale për shqiptarët, mund të marrim pikë ndaj secilit kundërshtar/ VIDEO

Next Post

Mos e mbani gruan afër teksa shikoni këtë video, Santa zbulon…

Next Post
Mos e mbani gruan afër teksa shikoni këtë video, Santa zbulon…

Mos e mbani gruan afër teksa shikoni këtë video, Santa zbulon...

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

October 24, 2026
E rëndë/ Protestuesi në Tiranë qëllohet me fishek gome në sy

E rëndë/ Protestuesi në Tiranë qëllohet me fishek gome në sy

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al