Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Darka e fundit e Liridonës, zbardhen detaje/ Si u fut në kurth nga Naimi

Editor by Editor
in KRYESORE, Rajoni
0
Darka e fundit e Liridonës, zbardhen detaje/ Si u fut në kurth nga Naimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje janë publikuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës së 28 nëntorit në Prishtinë.

Ftesa e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridona Ademajt, që të darkonin bashkë mbrëmjen kur ndodhi krimi, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve. Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Siç shkruan portali Indeksonline, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të konsumonin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Indeksonline shkruan se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

Reagimi i vëllait të Liridonës

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka folur në “Shqipëria Live” për vrasjen e motrës së tij nga bashkëshorti.

Ademaj ka treguar se Liridona ishte një motër, grua dhe nënë e fuqishme, teksa shprehet se familja e tyre është duke e përmbajtur veten nga ndonjë veprim i marrë në gjaknxehtësi e sipër.

“Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten sepse ajo nuk donte të na shihte të dobët.

Nuk doja të dyshoja tek kunati sepse me dukej e pabesushme të ishe ai vrasësi, me thonin dysho por diçka brenda meje më ndalonte, sjelljen e tij e justifikoja duke thënë se e ka nga tronditja e madhe sepse dhe ai ka humbur gruan.

Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur, natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të.

Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit (prindërit e Naimit).

Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona.

Arsyeja e vrasjes sipas nesh është siguracioni i saj i jetës që vlente 20 milion euro”, u shpreh Leonardi.

Previous Post

Zbardhet rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares. Babai i përfshirë

Next Post

VIDEO/ Mungojnë dy të kuq dhe një penallt për Partizanin, njihuni me rastet e moviolës në derbin

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al