Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pas takimit me Bashën, deputeti gjerman sulmon Berishën

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Pas takimit me Bashën, deputeti gjerman sulmon Berishën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU, një ditë pas takimit me Lulzim Bashën në Tiranë, ka deklaruar se SPAK duhet që të mbështetet dhe jo të sulmohet. Në një deklaratë për mediat, Krichbaum duke marrë shkasë nga komentet që ka bërë Berisha për punën e SPAK, ka theksuar se imuniteti mbron funksionalitetin e parlamentit dhe jo të deputetit.

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është një çështje që ndiqet me shumë vëmendje nga Bundestagu.

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese.

Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai.

 

Previous Post

Privatizimi i Partizanit, Berisha: 3 vite hetime, asnjë provë kundër meje

Next Post

Punonjësi humbi jetën teksa priste degët e palmave, 2 të arrestuar

Next Post
Punonjësi humbi jetën teksa priste degët e palmave, 2 të arrestuar

Punonjësi humbi jetën teksa priste degët e palmave, 2 të arrestuar

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Refuzimi i pedagogëve dhe studentëve për dialog, Rama bën si interesant nga zyra/ VIDEO

Refuzimi i pedagogëve dhe studentëve për dialog, Rama bën si interesant nga zyra/ VIDEO

October 20, 2026
Fier/ Edukatorja i keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, nëna shkon dhe e rreh

Fier/ Edukatorja i keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, nëna shkon dhe e rreh

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al