Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Editor by Editor
in POLITIKE
0
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, shpjegoi pse Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë heshtur për procesin politik ndaj kryetarit demokrat, Sali Berisha.

Bardhi tha se “Lulzim Basha hesht i detyruar” dhe se institucionet e drejtësisë do të duhet te zbardhin arsyet e kësaj heshtje.

Pyetje: Ua ka vrarë veshin heshtja në dy kampet politike, njëri është kampi i kryeministrit, që kërkonte me insistim nga SPAK një vit e gjysmë më parë të çonte para drejtësisë Berishën dhe Metën. Tjetri është kampi i zotit Basha, i cili i kërkonte SPAK-ut të ndëshkonte politikanët e korruptuar, por për këtë çështje nuk ka mbajtur asnjë qëndrim. Pse mendoni që po veprojnë kështu?

Gazment Bardhi: Mendoj se, përsa kohë zoti Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë këtu kryeministrin. Pra, do të duhet të ketë një qëndrim të tij dhe të zotit Basha, pasi zoti Basha ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i zotit Berisha prej vitit 2005. E kam një shpjegim pse heshtin, por besoj që për opinionin publik shpjegimi do të zbulohet në vijimësi.

Pyetje: Pse ky mister kaq i madh?

Gazment Bardhi: Sepse nuk është çështje e imja. Ju do të shikoni që keni për të zbuluar arsyen përse disa janë te detyruar të heshtin për çështje të caktuara.

Pyetje: Janë të detyruar? S’po e bëjnë për strategji komunikimi?

Gazment Bardhi: Po, janë të detyruar. Janë të detyruar të heshtin për çështje të caktuara

Pyetje: Këta “disa” janë edhe Rama, edhe Basha apo vetëm njëri nga këta të dy?

Gazment Bardhi: Zoti Rama ka një mal me çështje që do të duhet të hetohen në SPAK, por për çështjen konkrete, zoti Basha është i detyruar të heshtë.

Pyetje: Sa do të duhet të presim për këtë, pasi qenka shumë interesante.

Gazment Bardhi: Do të duhet të presim që institucionet të bëjnë punën e tyre.

Pyetje: Institucionet e drejtësisë?

Gazment Bardhi: Patjetër që institucionet e drejtësisë.

Previous Post

Deklaratat e Krichbaum, Berisha: Do justifikohet në gjyq

Next Post

“Do të jemi në Kuvend të hënën”, Bardhi paralajmëron përplasje me mazhorancën?

Next Post
“Do të jemi në Kuvend të hënën”, Bardhi paralajmëron përplasje me mazhorancën?

“Do të jemi në Kuvend të hënën”, Bardhi paralajmëron përplasje me mazhorancën?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia plagos në këmbë aktivistin Darvin Zalla/ VIDEO

Policia plagos në këmbë aktivistin Darvin Zalla/ VIDEO

October 20, 2026
Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, në gjendje të rëndë te Trauma. Futet në operacion

Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, në gjendje të rëndë te Trauma. Futet në operacion

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al