Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Sula: Ja pse SPAK u nxitua me Berishën, edhe Rama në vështirësi

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Sula: Ja pse SPAK u nxitua me Berishën, edhe Rama në vështirësi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thekson se ai dhe deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk sulmojnë organet e drejtësisë, por në rastin e hetimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ka pasur një nxitim për masë sigurie.

I ftuar në studion e News 24, ai tha se Prokuroria dhe Gjykata duhet të merrnin autorizim nga Parlamenti.

“Shprehja që qarkullon nëpërmjet juristëve është që dy juristë nuk i gjen në një mendje asnjëherë. Ligji ka interpretim gjithmonë. Por siç e lexoj unë ligjin dhe pa dashur të ndikohem nga Berisha, them se ka një nxitim nga gjykata se si lexohet ligji. Prokurori dhe gjykatësi udhëhiqet nga kodi i procedurës penale ose civile. Në çfarëdo lloj gjykate madje edhe në Strasburg, gjëja e parë kur një gjykatë shikon është respektimi i procedurës. Nëse kemi shkelje të procedurës nuk i hyn fare themelit të çështjes dhe kjo ndodh në çdo proces. Në rastin konkret, nëse do të rrijë në këtë status quo kjo është e goditshme si çështje në themel. Ky nxitim i tillë nuk kishte pse të ndodhte”, tha Sula.

Referuar rastit konkret, Sula tha se Kodi i Procedurës Penale, është i qartë.

“Ndalimi i pasaportës të kërkon autorizimin nga Parlamenti. Ndryshimet janë bërë në vitin 2012 dhe kemi kërkuar që të mos kishte fare imunitet deputeti. Sot organi hetues ka të drejtë të gjurmojë deputetin. Për kontrollin e banesës dhe masën e sigurimit, këtu është anashkaluar Kuvendi. Nuk e di pse është anashkaluar kjo. Ligjvënësi është parashikuar që edhe në rastet kur Parlamenti nuk i jep autorizim, përsëri në bazë të nenit 289, organi hetues ka të drejtë të vazhdojë hetimin”, theksoi ai.

Ai deklaron se është kundër sulmeve ndaj SPAK dhe se Partia Demokratike nuk duhet të përfshihet në këtë debat.

“Unë vazhdoj t’i mbështes organet e drejtësisë dhe nuk jam dakord me asnjë lloj emërtimi edhe në kohën kur Rama në Asamblenë e PS-së sulmoi SPAK-un. Jam kundra çdo lloj epiteti, çdo lloj gjuhe. Unë nuk do të jem mburojë e asnjë politikani në asnjë lloj rasti. Nëse e fusim në kanalet politike, humbet sensi dhe e drejta. Mund të ketë persona të caktuar që kanë interesa të sulmojnë ndonjë politikan apo një tjetër. Kjo nuk do të thotë që e gjithë forca politike të përfshihet në këtë debat dhe në këtë luftë. Qëndrimi i Gazment Bardhit dhe i joni është që nuk i bëhemi mburojë asnjë personi. Nëse nesër fillon një hetim për një politikan të opozitës që mund të ketë shkelur ligjin, atëherë nuk preket asnjëherë opozita dhe kështu që i bie që edhe pozita e sotme kur të jetë nesër në opozitë të mos preket. Nëse Berisha bën betejë për transparencë, ne duhet ta mbështesim”, tha Sula.

Pyetjes së bërë nëse duhet ta përfshijë Partinë Demokratike, deputeti Sula ishte i qartë: Jo!

Sula tha se hetimi e ka vënë në vështirësi edhe kryeministrin. “Kjo është një gjë që edhe Ramën vetë e ka vënë në siklet sepse është hera e parë që po hetohet një vendim kolegjial, një VKM. Çka do të thotë se kjo mund të bëhet edhe nesër në krye të detyrës. Pastaj ka kanë këllqe, është tjetër gjë. Rama rehat është me këtë status quo, me zt.Berisha, me zt.Meta dhe zt.Basha, sepse i ka mundur disa herë”, shtoi ai.

Previous Post

Topalli: SPAK, sulm politik ndaj Berishës, sulmohet më i forti për…

Next Post

Berisha jep lajmin e madh: Ja kur nisin protestat kundër Ramës

Next Post
Berisha jep lajmin e madh: Ja kur nisin protestat kundër Ramës

Berisha jep lajmin e madh: Ja kur nisin protestat kundër Ramës

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fier/ Edukatorja i keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, nëna shkon dhe e rreh

Fier/ Edukatorja i keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, nëna shkon dhe e rreh

October 20, 2026
Garantim i rendit apo tejkalim i forcës? Ndërhyrjet e policisë në protesta

Garantim i rendit apo tejkalim i forcës? Ndërhyrjet e policisë në protesta

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al