Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Vrasës” në fund, Mensah: Vuajta 2 muaj, tani nuk ndalem! Partizani do të…

Editor by Editor
in Sport
0
“Vrasës” në fund, Mensah: Vuajta 2 muaj, tani nuk ndalem! Partizani do të…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Mensah është në fushë duhet të bësh kujdes në minutat e fundit. Ai shënoi në derbi në minutat shtesë duke vulosur fitoren. Nëse dikush mendoi që ishte rastësi, ai e “përgënjeshtroi” menjëherë këtë perceptim, sepse shënoi edhe kundër Erzenit.

Por kush nuk bindet me këto të dhëna, pra kush dyshon se Mensah është njeriu i golave ekstrem, atëherë po ju sjellim në vëmendje edhe këto fakte: në sezonin 2021- 2022 kur ai luante për Skënderbeun dhe shënonte 9 gola, Mensah tre prej tyre i ka shënuar pas minutës së 86-të.

Për ironi të fatit, “preja” e preferuar është Tirana, sepse edhe atëherë i shënoi në dy ndeshje: në minutën e 96-të me penallti në humbjen 3-2 dhe në minutën e 90- të në humbjen 4-2. Atë sezon Mensah i ka shënuar edhe Kukësit në minutën e 86-të në fitoren 2-1. Interesant është që Mensah është i rrezikshëm edhe në minutën e 20-të. Dy gola kur luante me Skënderbeun ia ka shënuar pikërisht Partizanit dhe Kukësit në këtë minutë. Ndërsa një gol ia ka shënuar Teutës në minutën e 19-të.

Erdhët nga stoli dhe i dhatë skuadrës fitoren. Sa i lumtur jeni?

Po, ishte një moment i bukur dhe i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur. Nuk kanë qenë të lehta këto kohë për mua, pasi për të paktën dy muaj nuk kam mundur të luaj. Është shumë mirë për mua, që ristartoj në këtë mënyrë.

Në Shqipëri keni shënuar 5 gola në minutat e fundit. Tre me Skënderbeun dhe dy me Partizanin. Është ky specialiteti juaj?

Po, është e vërtetë. Por do të thosha se më shumë është çështje fati, falë Zotit ia kam dalë dhe kam arritur t’u jap pikë të dyja ekipeve. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Mund të shënosh edhe në pak sekonda të mbetura.

A jeni rikuperuar plotësisht nga operacioni i kryer?

Jeni gati ta ndihmoni skuadrën? Po, po. Tani jam gati dhe prezent për të bërë gjithçka për skuadrën. Shpresoj që tashmë të mos kem probleme dhe të jem gjithnjë në dispozicion.

Keni shumë konkurrencë në sulm. Si e prisni këtë sezon?

Po, ndoshta kemi shumë sulmues dhe konkurrencë, por kjo nuk është diçka për t’u mërzitur. Ky është futbolli, çdokush arrin ta marrë shansin nëse e meriton. Unë do të mundohem t’i tregoj stafit dhe tifozëve se çfarë mund të bëj.

Mund ta dominojë Partizani këtë sezon dhe të fitojë titullin kampion?

Po, sigurisht. E kemi nisur mjaft mirë dhe duhet të vijojmë të luftojmë fort, deri në fund.

 

 

Previous Post

Tension ndaj arbitrave, “xixa” Kahrimanoviç-Murataj. Njihuni me pikantet e sfidës Erzeni-Partizani

Next Post

Moviola e Erzeni-Partizani/ I kuq i drejtë, Dyrmishin e shpëton VAR-i (VIDEO)

Next Post
Moviola e Erzeni-Partizani/ I kuq i drejtë, Dyrmishin e shpëton VAR-i (VIDEO)

Moviola e Erzeni-Partizani/ I kuq i drejtë, Dyrmishin e shpëton VAR-i (VIDEO)

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al