Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, duket se nuk ka qenë i rastësishëm, por i paralajmëruar më herët.
Plarent Ndrecaj, avokati i kryebashkiakut, ka folur për një ultimatum dhe kërcënim që kryeministri Rama ia ka dërguar Veliajt, përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu.
Ndreca ka thënë për News24 se Gogu i ka dërguar Veliajt një mesazh kërcënues nga Rama, sipas së cilit nëse Veliaj nuk do t’u bindej kërkesave, do të transferohej në tjerë burg dhe do të përballej me hetime të reja nga SPAK-u.
“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:
‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër. Dorëzo mandatin urgjentisht. Delego pushtetin te emrat që do të them unë. Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.
Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”
Por Veliaj, sipas avokatit, nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij. Përgjigjja që i ka dhënë ministrit Gogo ka qenë: “Dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”.








